1. Të besuarit.
Të besuarit është cilësia më bazike e një martese të lumtur që e lidh çiftin. Që kur Islami ka qenë sistem jetësor, e jo vetëm religjion i kufizuar në një adhurim javor, ai (Islami) është bërë pjesë përbërëse e jetës së muslimanit. Tërësia e ideve për të gjykuar në gjëra, e ndarë në dy pjesë ku një pjesë është tek bashkëshorti dhe një tek bashkëshortja, e lehtëson komunikimin, veti kjo e cila nuk është në një martesë ndërfetare. Besimi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një lidhjeje bashkëshortore. Shembull konkret e kemi të dërguarin e All-llahut, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të, i cili ka thënë se kur bashkëshorti e ushqen bashkëshorten e vet, ai merr shpërblim prej All-llahut dhe Ai e përforcon lidhjen mes tyre. Pra, kur ne duhemi për hirë të All-llahut, në fakt, ne e ngrisim besimin tonë.
2. Të falurit.
Kur pejgamberi, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, i pyeti shokët e tij se a donin që All-llahu t’i falte ata, ata pohuan duke e thënë atë që pejgamberi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, e priste prej tyre. Atëherë, ai u tha ta falnin njëri-tjetrin. Njëashtu edhe për të pasur një martesë të lumtur, prej komponentave kryesore është që bashkëshortët ta falin njër-tjetrin, gjegjësisht të mos kenë armiqësi apo mëri mes veti. Është normale që nëse jeton me dikë, mund të ndodhë që të shaktohet mosmarrëveshje, por në aso raste duhet pasur kujdes sepse mund të themi ndonjë gjë që mund ta lëndojë palën tjetër. Nuk duhet që njëri ta zgjatë konfliktin apo tjetri të qëndrojë gjatë kohë si bartës i fajit, por duhet që të dy palët ta përfundojnë atë konflikt, në mënyrë paralele. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse nuk jemi tepër krenarë për të kërkuar falje dhe nëse nuk jemi tepër koprracë për të falur. Nëse presim që All-llahu të na falë neve, atëherë duhet të mësohemi t’i falim të tjerët.
3. Të harruarit (e gabimeve).
Nëse ne vazhdimisht ia përmendim bashkëshortes/bashkëshortit tonë gabimet e mëparshme, ne në fakt nuk ia kemi falur atë gabim. Gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën , duhet t’i lëmë aty ku kanë qenë dhe nuk duhet t’i përdorim si mjete sulmuese në situata të reja. Çiftet të cilat e përdorin këtë teknikë, zakonisht biejnë në afsh dhe bëhen viktima të vetë mendjengushtësisë së tyre.
4. Të vetëpërmbajturit.
Durimi është mjeti më i dobishëm në të udhëhequrit e një jete të shëndoshë. Të qenurit durimtar dhe i përmbajtur na vë neve në një gjendje shpirtërore proaktive, e cila na ofron neve tek All-llahu. Në këtë rast e zhvillojmë një mekanizëm të brendshëm, i cili na jep fuqi për t’i tejkaluar vështirësitë e jetës. All-llahu në Kur’an ka thënë: “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që e këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (103: 1-3).
5. Të qenurit fleksibil.
Shumë çifte, pa nevojë, bëhen mizorë në sjelljet e tyre sepse nuk munden të pranojnë inferioritet. Nuk duhet të presim që partneri/partnerja ynë/jonë të na bëhet shtojca jonë, sepse edhe ata/ato janë personalitete në vehte, disa gjëra i pëlqejnë e disa nuk i pëlqejnë. Duhet ta rrespektojmë të drejtën e tyre për të qenë vetja e tyre përderisa kjo (e drejtë) nuk është në kundërshtim me ligjin islam. Të qenurit jofleksibil ose prishës gjendjeje (apo prishës të qejfit) shpie në një atmosferë shtëpiake stresuese dhe tensionuese.
6. Të qenurit i shoqërueshëm.
Të qenurit i shoqërueshëm i ka tri komponenta. Komponenta e parë është të zhvilluarit e shoqërisë mes bashkëshortëve. Lidhja që është e bazuar në shoqërim është më rezistuese ndaj ngacmimeve që vijnë nga jashtë. Pavarësisht nga dallimet tona, ne i nderojmë, i besojmë, kujdesemi për shokët tanë. Pikërisht, këto copëza të shoqërimit duhet të jenë pjesë e lidhjes së secilit çift. Fatkeqësisht, segmenti i vetëm që njerëzit duan ta fusin në kornizat e lidhjes së tyre, i cili është tepër i papërshtatshëm, e ai është të konsideruarit shok/shoqe njeriun me të cilin/cilën jeton. Ligji islam e ka vënë burrin në pozitën e udhëheqësit në familje. Kjo kërkon një sjellje të veçantë, e cila nuk mund të ruhet nëse bashkëshortët e konsiderojnë njëri-tjetrin shoqe/shok. Kjo nuk duhet të merret që mashkulli duhet të jetë diktator, por sipas hadithit që e ka thënë i dërguari i All-llahut se ai (bashkëshorti) është bari, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për kopenë e vet. Ky është një rang i një përgjegjësie me peshë, i cili i vëhet bashkëshortit. Veç kësaj, fëmijët kanë nevojë që t’i shohin prindërit e tyre si përkrahës të njëri-tjetrit, por jo si shokë, sepse kjo gjë inkurajon mosrrespekt. Komponenta e dytë e kësaj baze martesore është të pasurit lidhje miqësore me familjen e partnerit bashkëshortor. Kur çiftet garojnë mes veti se prindërit e cilës palë janë më të rëndësishëm, atëherë fillon të aktivizohet burimi i hidhërimeve dhe i pikëllimeve. Më mirë është ta pranojmë faktin se bashkëshortët/bashkëshortet tanë/tona nuk munden që gjatë një nate t’i perfeksionojnë marrëdhëniet me prindërit tanë, vetëm se ne duam ashtu. Komponenta e tretë është rrethi i shokëve tanë. Është normale të kesh shokë individualë të gjinisë së njëjtë, por çiftet duhet të tentojnë të bëjnë shokë familjarë, me tendencë për t’u socializuar së bashku. Nëse shkaktohet ndonjë grindje nga ndonjë shoqëri e caktuar, nuk duhet të reflektohet, apo të ushtrohet inat në pjesëtarët familjarë, gjegjësisht tek bashkëshortja/bashkëshorti. Edhe pejgamberi a.s. na ka këshilluar që të shoqërohemi me shokë që e kanë frikë All-llahun. Shokët duhet të jenë burim i haresë e jo i ligësive.
7. Të qenurit i argëtueshëm.
Çiftet që nuk qeshin kur janë bashkë, duhet të mundohen t’i ndajnë bashkë disa momente argëtuese. Për pejgamberin s.a.v.s. thuhet se ka lozur me gratë e tij. Një shëtitje e thjeshtë në park mund ta përmirësojë gjendjen e keqe. Të sportuarit bashkërisht apo të shikuarit e ndonjë komedie të pastër (nga fëlliqësirat) është gjithashtu prej mënyrave për të qeshur…
8. Të qenurit besnik.
All-llahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të jemi besnikë ndaj bashkëshorteve/bashkëshortëve tona/tanë. Të shkelurit e kurorës është një mëkat shumë i madh në Islam, i cili sanksion e ka gurëzimin deri në vdekje. Megjithatë, janë disa forma të përhapura të sjelljes jo besnike që janë prezente në radhët e muslimanëve. Forma më e zakonshme është të mbajturit e shoqërisë me shokë të gjinisë së njëjtë, përtej kufijve të rregulluara islame… Lloji më i ri, ndërkaq, është interneti, i cili gjithashtu është duke shkaktuar rreziqe të mëdha mes çifteve. Nëse një tradhti ndodh tek ndonjë çift, vështirë është që (ai çift) të kthehet në gjendjen e mëparshme, tepër vështirë! Formë tjetër është edhe shpalosja e asaj që i besohet partnerit, ndërkaq ai/ajo e shpalos atë.
9. Të qenurit i drejtë.
Zakonisht, kur jemi të hidhëruar apo të pakënaqur prej diçkaje, prirje është që të bëhemi të padrejtë. E bindim veten se prej momentit që kemi gabuar, e kemi të lejuar ta prishim sjelljen dhe i ndërrojmë qëndrimet! All-llahu i Lartësuar në Librin e Tij famëmadh na urdhëron që të jemi të drejtë në çfarëdo lloj rrethane apo gjendje, madje, edhe nëse çështja është më armikun tënd, ndërkaq ne këtu jemi duke bërë fjalë për partnerët e jetës! Të përdorurit e fjalëvë të atilla si “kurrë” dhe “asnjëherë” kur je duke e përshkruar sjelljen e partnerit, është punë e padrejtë dhe atë (partnerin) e bën që të mbrohet prej teje.
10. Të siguruarit e të ardhurave.
Një nga shkaqet më të zakonshme në rast të zënkës martesore janë të hollat. Ekspertët thonë se rreth 80% e konflikteve bëhen për shkak të mungesës së të hollave. Si pasojë e kësaj, çifteve u rekomandohet që të mundohen të kenë një plan financiar të menaxhimit të të hollave, i cili është i pranueshëm nga të dyja anët dhe i njëjti të shqyrtohet së paku një herë në 6 muaj. Të përgatiturit e buxhetit është një mënyrë e mençur për t’i pasur në kontroll financat shtëpiake. Nuk duhet harruar se Islami e ka paraparë që të hollat e femrës, janë të vetat dhe ajo mund të bëjë me to çfarë të dojë dhe përveç kësaj, ato nuk duhet konsideruar si të ardhura, përderisa ajo nuk dëshiron që ato të jenë si të tilla.
11. Të qenurit përkujdesës për familjen.
Të qenurit prind mund të jetë një përvojë stresuese nëse ata (prindërit) nuk janë të informuar rreth kësaj çështjeje. Kjo, në disa raste, mund të jetë ngarkesë shtesë në martesë. Ndonjëherë çiftet janë naivë kundrejt ndryshimeve që vijnë në jetë. Këto (ndryshime), në disa raste, njëashtu, mund të shkaktojë depresion dhe keqkuptime. Një rregull e artë që gjithmonë duhet të jetë udhërrëfyese është: Familja është e para! Kurdoherë që shfaqet ndonjë shenjë se familja nuk është e lumtur apo është punë prioritare jona, duhet të bëhet mbledhje në tavolinën e kuzhinës dhe të flitet (për atë problem/çështje) me “letra hapur”. Ata çifte që kanë prindër të moshuar, e kanë edhe një përgjegjësi më tepër, në fakt kanë për t’u përkujdesur për to. Kjo gjithashtu mund të jetë një gjë stresuese nëse çifti nuk është i përgatitur sa duhet ose si duhet. Plan për përkujdesje duhet të përpunohet me vëllezërit dhe motrat si dhe prindërit, të cilëve do t’u jepet ai kujdes. Në rast të paaftësisë mentale, përfaqësuesi ligjor duhet të jetë në vendin e duhur. Të bërit e testamentit është punë e nevojshme.
12. Të qenurit i ndjeshëm.
Muhamedi s.a.v.s. thoshte se All-llahu i Lartësuar mund t’i falë të gjitha mëkatet nëse pendohemi, mirëpo nuk i fal ato mëkate, me të cilat dikujt tjetër i kemi bërë dëm, përderisa vetë i dëmtuari/e dëmtuara ta falë kryerësin e atij gabimi. Çiftet ndonjëherë janë shumë të pakujdesshëm, kur janë në pyetje ndjenjat e vetë partnerëve të tyre, përkatësisht nuk u prishet gjendja se si ndihet partneri dhe mendojnë se partneri (pala tjetër) e di se për çfarë e ka fjalën dhe mendojnë se nuk duhet sqarim e as butësi. Është për t’u çuditur se njerëzit janë më të ndjeshëm me të huajt (të tjerët) sesa me të dashurat/të dashurit e tyre. Gjërat që gjithmonë duhet të jenë prezente janë vigjilenca për të mos e lënduar partnerin dhe kujdesi i treguar për gjënë e tillë. E nëse pa (ose me) dashje e lëndojmë partnerin, duhet të kërkojmë falje dhe të shprehim keqardhje për fajin e bërë, sa më shpejt që është mundësia. Duke u nisur nga fakti se personi që e duam nuk e dimë se kur do ta braktisë këtë botë, atëherë pse vallë të mos korrigjohemi (përderisa ajo/ai është e/i gjallë)?!
13. Të qenurit i çiltër.
Martesa në Islam është ortakëri, e jo varësi a robëri. Të gjykuarit për ndonjë karakteristikë, të cilën bashkëshorti ia bën bashkëshortes, apo anasjelltas, është një punë e pahijshme. Guximi i ekipit rritet atëherë kur anëtarët e tij janë të lirë për të qenë vetja e tyre, ndërkaq zvogëlohet në rastin e kundërt… Liria nënkupton të qenurit i lirë për të bërë çfarë të duash, apo cfarë të kënaqë. Ta pranosh lirinë e bashkëshortit/bashkëshortes/ do të thotë t’i kesh në konsideratë nevojat e tij/saj.
14. Të qenurit flertues.
Një mënyrë e sigurtë për ta mbajtur romansën në këmbë është të flertuarit me partnerin. Shumë prej martesave të suksesshmeve, kanë mbetur me sjellje rinore (edhepse janë të moshuar) duke përdorur emra të veçantë ndaj njëri-tjetrit dhe duke ndërtuar stile sekrete për komunikim.
15. Të qenurit i sinqertë.
Keqkuptimet ndodhin atëherë kur çiftet nuk janë të sinqertë ndaj njëri-tjetrit. Lidhja martesore është e tillë që partnerët duhet të ndjehen të sigurtë për t’i thënë gjërat që i preokupojnë ata, duke i pasur në konsideratë ndjenjat e palës tjetër dhe duke mos i bërë kompromis pikëpamjeve personale. Kur komunikimi nuk është i sinqertë, ai e ndihmon zhvillimin e mbylljes në vetvete dhe e shuan kuptimin reciprok bashkëshortor.
16. Të qenurit lehtësues.
Kur e zgjedhim partnerin e jetës, duhet të zgjedhim person besimtar, kjo, sipas asaj që na ka porositur i dërguari i All-llahut të Lartësuar, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të! Shkaku i parë dhe kryesor është që të arrihet kënaqësia e All-llahut. Ky angazhim drejtuar Zotit i bën ata lehtësues gjendjeje të shkëlqyeshëm, e kjo u shërben për ta zhvilluar ngritjen shpirtërore të partnerit. Thënë më mirë, çifti në këtë rast, e lehtëson aktivitetin fetar që e bëjnë pjesëtarët e shtëpisë drejtuar Zotit.
17. Të lavdëruarit (e partnerit).
Të bërit e komplimenteve dhe të shkuarit pas qejfit të partnerit është një mënyrë që nuk kushton shumë për ta fituar zemrën e partnerit tënd. Gjithsecili dëshiron të mirënjihet dhe të vërehet. Prandaj, të qenurit koprrac në dhënien e komplimenteve, në fakt, i privon edhe mirënjohjet e tua personale, pasiqë nuk mund të pritet rrespekt prej dikujt kur ti nuk je rrespektues i tij/saj.
18. Të dhënurit e vetvetes partnerit.
Të qenurit i tëri/e tëra e partnerit është një përvojë e mirë. Të jesh në dashuri me dikë do të thotë t’i jepesh atij/asaj në tërësi. Zemra nuk bën marrëveshje dhe nuk vë kushte. Ajo (zemra) jep, pa pritur asgjë në këmbim dhe duhet të dihet se dhënie të këtij lloji shpërblehen dhjetëfish!
19. Të pranuarit e faktit se jemi të gabueshëm.
Shpesh ndodh që supozimet tona të jenë aq të larta, saqë harrojmë se jemi qenie të gabueshme. Kur çiftet fillojnë t’i gjuajnë edhe gabimet më të vogla dhe kërkojnë të pamundshmen, duhet t’ia tërheqin vërejtjen vetes se vetëm All-llahu i Lartësuar është i përkryer dhe i pagabueshëm.
20. Të qenurit simpatizues i partnerit.
Shumë çifteve u dështon puna për të punuar në zhvillimin e simpatisë reciproke duke i parë ata (partnerët) si njerëz të rëndomtë. Të kaluarit e kohës, të vetmuar me partnerin, duke bërë aktivitete të ndryshme, është një prej mënyrave për ta meremetuar simpatinë e humbur dhe të kërkuar.
21. Të planifikuarit e së ardhmes.
Bashkëshortët që janë mendjehollë e planifikojnë të ardhmen e tyre bashkërisht. Ata punojnë në planet e tyre financiare, i bëjën testamentet dhe të njëjtat e diskutojnë me fëmijët e tyre. Kjo gjë i jep mendjes paqë dhe e mban lidhjen të sigurtë.
Nga: SHAHINA SIDIK
Përkthyer nga anglishtja : Arsim Jonuzi , Kumanove
Burim informate: drejtesia.blogspot.com