KF Liria nga Danimarka me trajnerë të ri

Lajme

Në faqen zyrtare të KF Liria nga Danimarka, njoftohet se KF Liria sot u kompletua me stafin e ri të trajnerëve. Kryetrajner i FK Liria do të jetë Martin Engelbrecht dhe asistent trajneri i tij do të jetë Kenneth Knæ Jørgensen. Që të dy vijnë nga klubi futbollistik B1908 nga Danmarks-serie dhe qëllimi i punës së tyre në KF Liria është që të kualifikohen në Danmarks-serie. Këta dy janë një privilegj për KF Liria që të jenë si staf trajnerësh, duke marrë parasysh kapacitetin e tyre si trajnerë.

 

Kryesia e KF Liria ju ofron mirëseardhje Martin’it dhe Kenneth’it, njëkohësisht ju uron sukses në punë dhe një bashkëpunim të mirësjelltë.

 

Ky ndryshim i stafit të trajnerëve në KF Liria ndodhi si pasojë e ndërprerjes së menjëhershme të bashkëpunimit të KF Liria me ish stafin e trajnerëve, kryetrajnerit Dzeko dhe ndihmësit të tij Ali, që ndodhi para dy ditëve.

Redaksia aktuale.dk i uron suksese KF Liria me stafin e ri të trajnerëve.

 

Nga Bardhyl Islami