Në Danimarkë, Ministria e Transportit, Ndërtimit dhe Strehimit publikon çdo vit një listë të lagjeve gheto.
Në Danimarkë, një qytet rregjistrohet në listën gheto, nëse plotëson të paktën tre nga pesë kriteret e përzgjedhjes.
- Papunësisë,
- Krimit,
- Origjinës etnike,
- Arsimit dhe
- Të ardhurave.
Besohet se fjala ‘gheto’ vjen nga lagja Ghetto i Venedikut. Këtu në këtë lagje në vitin 1516, autoritetet lejuan pakicën hebreje për t’u vendosur në një lagje të përcaktuar.
Nga të dhënat e muajit dhjetor 2017, në Danimarkë janë 13 komuna që kanë lagje gheto, pesë lagje të banuara gheto u fshinë nga lista, ndërsa dy lagje të reja u rregjistruan në listën gheto të Danimarkës.
Rënia e lagjeve gheto është kryesisht për shkak të rënies së numrit të personave të dënuar për krime, shkruan Ministria e Transportit, Ndërtimit dhe Strehimit.