Revista AKTUALE është revista e vetme shqipe e pavarur në Danimarkë. Revista elektronike e pavarur AKTUALE publikon informata dhe lajme që janë aktuale për shqiptarët në Danimarkë dhe Skandinavi dhe ju mund ta lexoni revistën falas ne internet. Arsyet se pse e botojmë revistën aktuale janë: të njoftojmë lexuesin për veprimtarinë e shqiptarëve në Danimarkë, të informojmë shqiptarët në Danimarkë sa më afër me sistemin ligjor danez dhe te rejat nga vendlindja dhe që të ngrisim vetëdijen kulturore, qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve në Danimarkë duke u integruar sa më afër në shoqërinë ku jetojnë.
Revista aktuale do t’iu shërbejë të gjitha shtresave të bashkatdhetarëve. Në të lexuesi do të gjejë çdo gjë që ndodh në ambientin që na rrethon, që nga historia jonë e lashtë dhe deri në ditët tona.
Në revistën aktuale, rëndësi të veçantë do t’u kushtojmë njoftimeve të bashkatdhetarëve/ shoqatave/ bashkësive fetare/ klubeve si edhe reklamave të veprimtarive dhe firmave të bashkatdhetarëve tanë në Danimarkë, Skandinavi dhe në vendlindje.
I dashur lexues redaksia e revistës aktuale është e hapur për të gjithë. Prandaj, dhe Ju mund të jeni një bashkëpunëtor në këtë revistë duke shkruar artikuj, letra, pyetje dhe probleme të ndryshme, kritika dhe mendime, në mënyrë që kjo revistë të bëhet sa më interesante për gjithë lexuesit.
Historia e revistës Aktuale
Revista aktuale në fillim dilte së botuari në mënyrë elektronike dhe e shtypur ne letër. Numri 1 u botua me 1 qershor 2003, numri 2 me 1 tetor 2003, ndërsa numri 3 me 15 dhjetor 2003. Nga kjo datë e deri në botimin e numrit të 4, në mungesë të financave revista aktuale u ndalua së botuari.
Nga numri 4 (i cili doli me 1 shkurt 2007), revista doli në botim vetëm në mënyrë elektronike / online, dhe tani besojmë me ndihmën e juaj do të jetë jetëgjatë revista e vetme e pavarur shqipe në Danimarkë “aktuale”.
Nga numri 65 botuar me datë 1 tetor 2012, Revista AKTUALE ndërroi pamjen, përmbajtjen, logon, dizajnin dhe webfaqen.
Me 1 qershor 2013 në rastin e dhjetë vjetorit së egzistimit të revistës aktuale, kjo revistë ndërroi statusin nga “revistë mujore e pavarur elektronike” në REVISTË E PAVARUR ELEKTRONIKE.
Në datën 1 nëntor 2019, u bë rifreskimi i webfaqes dhe i përmbajtjes së revistës aktuale.
Nga 1 janar 2022, revista Aktuale ndryshoi logon.
Me nderime
REDAKSIA aktuale