Fëmijët e klasës 0 deri në të 9, që përdorin një gjuhë amtare tjetër përveç danisht, mund të marrin mësim FALAS në gjuhën amtare në qytetin e Kopenhagës.
Komuna e Kopenhagës ofron mësimin e gjuhës amtare në të gjitha shkollat publike të kryeqytetit, për gjithë nxënësit dygjuhësor që banojnë në kryeqytet dhe në qytetet tjera të shtetit.
Për të shfrytëzuar këtë të drejtë, fëmija duhet ta përdore gjuhën amtare në mënyrë aktive në shtëpi.
Regjistrimi i fëmijëve që banojnë në qytetin e Kopenhagës mund të bëhet kështu:
- Kontakto zyrën e shkollës ku fëmija juaj ndjek mësimin e rregullt. Zyra e shkollës e regjistron fëmijën tuaj.
- Pastaj ti e regjistron fëmijën tënd direkt me MitID këtu:
Pas 1-2 ditëve, ju do të merrni një letër të regjistrimit në eBoks’in tuaj me një link, ku ju duhet të pranoni ofertën e mësimit në gjuhën amtare. Nëse ju nuk keni eBoks, ju do të merrni një letër të regjistrimit me postë.
Më pas, mësuesi i gjuhës amtare do t’iu kontaktojë dhe do t’iu informojë se në cilën klasë është regjistruar fëmija juaj, në cilin vend dhe në çfarë kohe mbahet mësimi.
Lexo më tepër në danisht këtu: Tilmelding modersmålsundervisning | Modersmålsskolen (aula.dk) ose shiko udhëzuesin në danisht se mund t’a regjistrojsh fëmijën tënd në mësimin e gjuhës amtare këtu.
Nëse fëmija juaj shkon në shkollë private dhe banon në Kopenhagë, kontaktoni Shkollën për Gjuhë Amtare (Modersmålsskolen) në https://mms.aula.dk ose në e-mail: mms@kk.dk ose në tel. +45 27 77 03 33
Regjistrimi për fëmijët që banojnë jashtë qytetit të Kopenhagës
Ju duhet të plotësoni formularin e regjistrimit për fëmijët që jetojnë jashtë Komunës së Kopenhagës, i cili duhet të përmbajë:
-Nënshkrimin e prindërve
-Pagesën e konfirmimit nga komuna ku fëmija banon
Formularet për vitin shkollor:
Komuna ku fëmija banon duhet të dërgojë formularin e plotësuar të regjistrimit të mms@kk.dk
Për të hapur një klasë në gjuhën shqipe në Kopenhagë, kërkohet të mblidhen minimum 12 nxënës dhe të dërgohet lista e emrave të nxënësve në këto e-mail adresa: cp3i@kk.dk ose mms@kk.dk, por nëse nuk mblidhen minimum 12 nxënës, atëherë egziston mundësia që mos të formohet një klasë.
Orari dhe shkollat fillore ku mbahet mësimi FALAS në gjuhën shqipe në Kopenhagë:
Rrethina Bispebjerg, në këto shkolla:
Tagensbo skole, çdo të martë nga ora 14.00 – 16.30
Utterslev skole, çdo të hënë nga ora 14.00 – 16.30 dhe çdo të martë nga ora 14.00 – 16.30
Rrethina Nørrebro, në këto shkolla:
Nørrebro Park skole, çdo të hënë nga ora 14.00 – 16.30
Rrethina Amager, në këto shkolla:
Peder Lykke skole, çdo të premte nga ora 14.30 – 16.45
Rrethina Vanløse- Brønshøj- Husum, në këto shkolla:
Korsager skole, çdo të mërkurë nga ora 12.00 – 14.30 dhe çdo të enjte nga ora 14.00 – 16.30
Tingbjer skole, çdo të mërkurë nga ora 14.00 – 16.30 dhe çdo të enjte nga ora 14.00 – 16.30
Burim info:
Modersmålsskolen (Shkolla e Gjuhës amtare)
https://mms.aula.dk
Adresa: Engahve Plads 21, 1670 Kopenhagë V
tel. +45 27 77 03 33
Nga: Bardhyl Islami