Seleksionuesi i përfaqësueses U18 të Maqedonisë Veriore, z.Shkumbin Arsllani u shpreh shumë i kënaqur për lojën dhe talentin e Lavdrimit dhe ai ia mundësoi dhe lejoi Lavdrimit të zhvillojë edhe stërvitjet përgatitore me reprezentacionin U18 në Dojran të Maqedonisë Veriore nga 14 deri me 21 qershor. Në kampin për stërvitje përgatitore në Dojran, reprezentacioni U18 i RMV luajti dhe dy ndeshje kontrolluese me Klubin futbollistik Akademija Pandev, ku Lavdrim shënoi dhe golin e parë nga penalltia për reprezentacionin U18 të RMV.
Lavdrimi është 17 vjeçar nga Sllatina e Tetovës dhe jeton bashkë me familjen në Kopenhagë të Danimarkës. Ai është futbollist mesfushor i Klubit Futbollistik Boldkluben 1893 nga Kopenhagë që është klubi motër i FC Kopenhagenit. Lavdrimi rrjedh nga një familje futbolldashësish, ai është djali i futbollistit të dikurshëm të KF Vllaznimi nga Sllatina z.Harun Latifi, ka xhaxha qendërsulmuesin e dikurshëm të KF Vllaznimi z.Lulzim Latifin dhe dajë mesfushorin e veçantë z.Femi Ramadani.
Në muajin gusht 2019 në Çeki, do të mbahet turneu ndërkombëtar në futboll për U18, ku do të merr pjesë edhe reprezentacioni i RMV. Shpresoj të kemi javë të suksesshme dhe gjithë reprezentuesit të japin maksimumin dhe të punojnë me përgjegjësi“, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U18 të R. Maqedonisë Veriore, z.Shkumbin Arsllani.
Nga: Bardhyl Islami