Mbahet Nata Kulturore 2023 në Kopenhagë

Meso per danimarken

Të premten me 13 tetor 2023 nga ora 18.00 deri më 24.00 mbahet “KULTURNAT” – Nata Kulturore në Kopenhagë. Kjo është një traditë që organizon komuna e Kopenhagës që nga viti 1993, për 29 vite me rradhë (përveç vitit të kaluar më 2020 për arsye të pandemisë).

 

Nata kulturore është ngjarja më e madhe vjetore njëditore e qytetit të Kopenhagës që mbahet të premten e javës së 41 të vitit, në fakt në atë ditë të premte nxënësit fillojnë pushimin vjeshtor një javësh.

 

Në Natën Kulturore Kopenhaga hap qytetin dhe krijon një mbrëmje festive që ka qenë një nga ngjarjet kulturore më të ndjekura dhe të njohura të kryeqytetit për 29 vjet me rradhë.

 

Më shumë se 250 muze, teatro, biblioteka, kisha, ministri, parqe dhe vende në të gjithë qytetin mirëpresin vizitorë. Ngjarje të mrekullueshme dhe të mëdha tregojnë se qyteti është përfaqësuar gjërësisht kur tregon shumë aspekte të jetës kulturore.

 

Nata e kulturës është një ngjarje e madhe takimi, ku e gjithë jeta kulturore e qytetit po shkrihet dhe hapet për gëzim dhe frymëzim për të gjithë ne. Të gjithë organizatorët bëjnë çmos për t’u dhënë vizitorëve të natës kulturore një natë të jashtëzakonshme. Arranzhmanet dhe aktivitetet që janë të përfshira në program duhet të jenë unike dhe në aspektin e shqyrtimit dhe cilësisë. Ne e quajmë atë cilësi të natës kulturore- shprehen organizatorët e natës kulturore.

 

Blej KULTURPAS për 110 DKK dhe fito:

 

-gjitha arranzhmanet / aktivitete kulturore falas nga ora 18.00-24.00 si dhe;

-udhëto falas me transport publik urban nga ora 16.00 – 04.00 gjithë mbrëmjen në Kopenhagë në gjitha zonat me autobusë urban, metro dhe trena.

 

Fëmijët nën moshën 12 vjet fitojnë KULTURPAS FALAS.

 

Nëse e bleni një “KULTURPAS” pasaportë kulturore prej 110 korona daneze (12 euro), atëherë keni hyrje falas në të gjitha arranzhmanet / aktivitetet  (institucionet shtetërore, muzeumet, spitalet, objektet fetare, shoqatat, klubet, Televizioni shtetëror DR, etj.), dhe udhëtimet me trafikun urban janë poashtu falas (trenat, autobusat dhe metro’të) nga zona 1-99 në kryeqytet.

 

Pasaportën kulturore mund ta bleni në të gjitha kioskat e 7.elleven e kryeqytetit dhe në https://shop.kulturnatten.dk/

 

Për fëmijët ka poashtu shumë aktivitete dhe për gjithë fëmijët nga mosha 0 deri më 12 vjet edhe pasaporta kulturore është falas.

 

Lexoni programin për natën kulturore këtu

 

Shiko planin i trafikut urban në qytetin e Kopenhagës këtu

 

Burim info: https://www.kulturnatten.dk

Nga: Bardhyl Islami