Komuna e Tetovës me 10 nëntor 2023 nënshkroi marrëveshje për partneritet publiko-privat me kohëzgjetje prej 15 vjet me kompaninë sllovene të grupacionit “Saubermacher” për menaxhimin e mbeturinave në Tetovë.
Me kërkesë të Komunës së Tetovës, kjo kompani ka lidhur marrëveshje për mbështetje teknike në fakturimin e shërbimeve të ofruara nga ndërmarrjet publike NPK „Sharri”(ndërmarrje publike për furnizim me ujë të pijshëm dhe mënjanimin e ujërave të zeza) dhe NPK „Tetova” (ndërmarrje publike për mirëmbajtjen e pastërtisë publike).
Sot me 22 mars 2024 filloi në zbatim dhe sistemi i shpërndarjes së fakturave nga kompania sllovene Saubermacher për banorët e Tetovës. Fakturat janë afërsisht 1.200 den ose 20 euro në muaj për çdo familje në Tetovë.
Këto faktura prej 20 euro në muaj janë shpërndarë edhe për banorët e Tetovës që jetojnë në diasporë, edhe pse nuk shfrytëzojnë ujin, kanalizimin dhe nuk hedhin mbeturina gjatë gjithë vitit.
Banorët e Tetovës që jetojnë në diasporë dhe që mendojnë se faktura është e lartë, mund të drejtohen tek zyra në Tregun e gjelbërt në Tetovë ose të shkruajnë ankesë për harmonizimin e fakturave në e-mail: contact@saubermacher-tetovo.mk
Nga: Bardhyl Islami
Burim info:
Saubermacher – Tetovo– http://saubermacher-tetovo.mk
NPK Tetovë (npktetova.mk) – npktetova.mk