Mësim FALAS në gjuhën amtare në komunën e Kopenhagës

Lajme

Komuna e Kopenhagës ofron mësim falas për mësimin e gjuhës amtare për nxënësit e klasës 0 deri në të 5. Për klasat e 6- 9 kushton 2.029 kr për një nxënës për një vit shkollor, ndërsa për fëmijët tjerë të të njëjtës familje kushton 1.520 kr për fëmijë në vit.

Komuna e Kopenhagës ndan një buxhet prej 12,6 milionë kr për mësimin e gjuhës amtare, nga këto para 10,4  milionë kr përdoren vetëm për rrogat e mësuesve.

Kopenhaga ofron mësim falas të gjuhës amtare në 33 gjuhë: Shqip, Arabisht, Dari, Anglisht, Estonisht, Farsi, Finlandisht, Frëngjisht, Faroisht, Hebraisht, Hindu, Holandisht, Islandisht, Italisht, Japonisht, Kinezisht, Kurmanxhi, Lituanisht, Nepalisht, Polonisht, Portugez, Dialekt Portugez – Brazilian, Rusisht, Serbisht , Somalisht, Sorani, Spanjisht, Suedisht, Turqisht, Gjermanisht, Urdu dhe Vietnamezisht.

Për të hapur një klasë në gjuhën amtare në Kopenhagë, kërkohet të mblidhen minimum 12 nxënës dhe të dërgohet lista e emrave të nxënësve në këto e-mail adresa: cp3i@kk.dk ose mms@kk.dk

Burim info:

mms.aula.dk – Modersmålskolen &

BUF- sektori i arsimit në komunën Kopenhagës

Nga: Bardhyl Islami