KSHZ njofton gjithë banorët e RMV’së që kanë drejte vote, se me rastin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, nga data 28 shkurt deri me 18 mars ora 24, duhet të kontrollojnë të dhënat e tyre në listën e zgjedhësve.
Kontrollin e të dhënave, banorët mund t’a bëjnë direkt në webfaqen e KSHZ http://izbirackispisok.gov.mk/Lang.aspx?lang=sq ose direkt në zyrën e KSHZ në njësinë rajonale ku ti banon.
Nëse mungojnë të dhënat tuaja ose nuk je në listën zgjedhore, kërkesën mund t’a bëni me shkrim në e-mail adresën e KSHZ upisis@sec.mk ose direkt në zyrën e KSHZ në një njësinë rajonale ku ti banon.
Për më tepër informata, lexo në https://www.sec.mk/sq/
Lexo këtu: Thirrja publike nga KSHZ
Zgjedhjet presidenciale në RMV mbahen të mërkurën me 24 prill (rundi i dytë me 8 maj) dhe zgjedhjet parlamentare mbahen me 8 maj.
Nga: Bardhyl Islami