Shqiptarët në Danimarkë treguan Kulturë

Lajme

Të shtunën me 9 nëntor në objektin e komunës së Ballerupit u mbajt dita e kulturës shqiptare në Danimarkë. Zemërgjerësia dhe bujaria e popullit danez e bëri të mundur që atë ditë para objektit komunal të Ballerupit të ngritët dhe të valojë edhe flamuri shqiptar krahas atij danez.

Organizimi dhe ecuria e shkëlqyeshme e festës u dukeshte në çdo detaj me cka edhe të pranishmit ishin të kënaqur. Të pranishëm ishin bashkatdhetarët tanë në Danimarkë, banorë danez dhe miq danez si dhe banorë të popujve tjerë të kësaj komune.

Programi i ditës filloi para objektit komunal me grupin e vallëzimit Dardania (Boros) që performojë përpara Hall Ballerup Town Hall. Programi u udhëhoq në tri gjuhë: anglisht, danisht dhe shqip nga moderatorët: Belkisa Selmani dhe Ixhet Lutfiu.

Programi vazhdoi me shijimin e ushqimeve tradicionale shqiptare, këngë, recitim, ekspozitë, fjalime, videoprezentim të atdheut tonë dhe përfundoi me filmin dokumentar të z.Ixhet Lutfiut.

Kjo ditë la përshtypje të madhe tek të pranishmit.

Programi i ditës

PJESA 1
13:00: Shërbehen ushqime dhe pije tradicionale shqiptare
13.15: Himni kombëtar shqiptar dhe ai danez këndohet nga këngëtarja e operës Feride Istogu
13.20: Flet nënkryetarja e komunës së Ballerupit Lolan Ottesen dhe ambasadorët, ministrat, shkrimtarët, etj.
13.50: Recitimi i poezisë Daneze / Shqipe nga Feride Istogu
13.55: Këngë popullore me instrumente me dy tela (Çifteli) interpretuar nga Enver Ismaili dhe Lulzim dhe Arton Rama
14.10: Vallëzimi nga trupa e vallëzimit Dardania (Boros)
14:20 Prezantimi i talenteve të rinj shqiptarë në Danimarkë

PJESA 2: Programi në gjuhën shqipe
Moderatori: Adnan Aliti

14.50: Fëmijët performojnë
15.05: Këngët këndohen nga Sadie & Albina Shyti dhe Afërdita Xani
15.45: Premiera e dokumentarit “Aktivist i gjelbër” i Ixhet Lutfiu me debat pasues

Kjo ditë u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Maqedonisë së veriut, RTV Zëri i Kosovës, Shoqata Shqiptare Nerashti, Radio Antena, Komuna e Ballerupit, Ministria e Diasporës së Kosovës, Ambasada e Shqipërisë dhe Konsullata e Kosovës.

Nga: Bardhyl Islami