Interesimi i dobët i shqiptarëve për mësimin FALAS në gjuhën shqipe në komunën e Kopenhagës

Lajme

Komuna e Kopenhagës ndan 12,6 milionë kr që fëmijët e huaj të mësojnë falas gjuhën amtare dhe të mbajnë identitetin e tyre.

Sipas statistikave të fundit të vitit 2022 në webfaqen e ministrisë së arsimit të Danimarkës, shkollën fillore në Danimarkë e ndjekin 682.055 nxënës. Në Kopenhagë ka gjithësej 58.392 nxënës në shkolla fillore, nga këto afërsisht 30% janë të huaj (18.000 të nxënës të huaj në Kopenhagë).

Nga këto 18.000 nxënës të huaj vetëm 2.029 (11,27%) nxënës të huaj ndjekin mësimin në gjuhën amtare.

Sqarim:

“ikke lovpligtig” janë nxënës që kanë prejardhje nga jashtë shteteve të BE dhe Gronlandës dhe ishujt Faroe, psh. shqiptarët, arabët, turqit, etj.

“lovpligtig” janë nxënësit me prejardhje nga shtetet e BE, Gronlanda dhe ishujt Faroe.

 

Numrin e saktë të nxënësve shqiptarë në gjitha shkollat e Kopenhagës nuk e kemi, por mësimin FALAS në gjuhën shqipe në komunën e Kopenhagës e ndjekin vetëm 73 nxënës shqiptarë të ndarë në vetëm 9 klasa.

Mësimi në gjuhën shqipe ofrohet në këto shkolla:

 

Rrethina Bispebjerg, në këto shkolla:

Tagensbo skole, çdo të martë nga ora 14.00 – 16.30

Utterslev skole, çdo të hënë nga ora 14.00 – 16.30 dhe çdo të martë nga ora 14.00 – 16.30

 

Rrethina Nørrebro, në këto shkolla:

Nørrebro Park skole, çdo të hënë nga ora 14.00 – 16.30

 

Rrethina Amager, në këto shkolla:

Peder Lykke skole, çdo të premte nga ora 14.30 – 16.45

 

Rrethina Vanløse- Brønshøj- Husum, në këto shkolla:

Korsager skole, çdo të mërkurë nga ora 12.00 – 14.30 dhe çdo të enjte nga ora 14.00 – 16.30

Tingbjer skole, çdo të mërkurë nga ora 14.00 – 16.30 dhe çdo të enjte nga ora 14.00 – 16.30

 

Për të hapur një klasë në gjuhën shqipe në Kopenhagë, kërkohet të mblidhen minimum 12 nxënës dhe të dërgohet lista e emrave të nxënësve në këto e-mail adresa: cp3i@kk.dk ose mms@kk.dk

Burim info:

mms.aula.dk – Modersmålskolen

uddannelsesstatistik.dk – Ministria e arsimit e Danimarkës

BUF- sektori i arsimit në komunën Kopenhagës

Nga: Bardhyl Islami