Nga 1 korrik 2024, Danimarka nuk lejon marrjen e lejes së vozitjes në gjuhën amtare

Lajme

Pas 50 viteve, Danimarka e heq të drejtën e marrjes së lejes në gjuhëne amtare për të huajt. Me këtë edhe shqiptarët në Danimarkë nuk do të mund të marrin më lejen e vozitjes në gjuhën shqipe pas datës 1 korrik 2024.

Që nga viti 1974, kur arritën gjenerata e parë e të huajve në Danimarkë, shteti danez lejoi marrjen e lejes së vozitjes në gjuhën amtare. Instruktorët e parë shqiptarë në Danimarkë janë, z.Ejupi, z.Murtezani, z.Ismeti dhe z.Avniu. Disa prej tyre kanë dhe autoshkollë në gjuhën shqipe dhe daneze në Danimarkë.

Autoshkolla më e njohur në Kopenhagë kbh-trafik.dk me instruktorë z.Avni Selmanin njofton klientët e vet dhe gjithë diasporën shqiptare në Danimarkë se ofron marrjen e lejes së vozitjes në gjuhën shqipe deri më 1.korrik 2024.

Nga: Bardhyl Islami