Ambasadori i RMV në Danimarkë, mbajti takim me diasporën për regjistrimin e popullsisë

Lajme

Ambasadori i R. së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë, z. Faton Bejta mbajti takim me përfaqësuesit e shoqatave, klubeve, afaristë dhe përfaqësues të mediumeve të diasporës së RMV’së në Danimarkë.

Takimi u mbajt nën protokollin e masave mbrojtëse kundër covid19 sot, nga ora 14 deri më 15 në lokalet e ambasadës së RMV’së në Kopenhagë.

Në këtë takim, ambasadori z.Fatoni informoi përfaqësuesit për rëndësinë e regjistrimit si dhe mënyrën se si këta përfaqësues të shpërndajmë informacione nëpër anëtarët e tyre të shoqatave, klubeve dhe nëpërmjet mediumeve të diasporës këtu në Danimarkë, ashtu që banorët e RMV’së sa më lehtë të vetregjistrohen.

Nga: Bardhyl Islami