Ndryshimet do të thonë, shtimin e një zone të re të verdhë të pagesave për parkim, e cila mbulon Østerbro’n e jashtme, Nørrebro dhe pjesë të mëdha të Valby. Në të njëjtën kohë, zona e kuqe do të zgjërohet drejt Nørresøgade dhe Søtorvet.
Me rregullat e reja, ju duhet të paguani për parkim tërë ditën nga e hëna në mëngjes në ora 8.00 deri të shtunën në ora 17.00. Parkimi është pa pagesë: nga e shtuna ora 17.00 deri të hënën 8.00, të dielat dhe ditët e festave.
Ka çmime të ndryshme për parkim në 4 zona të pagesës në Kopenhagë. Sa më afër qendrës së qytetit, aq më shtrenjtë bëhet pagesa për parkim. Bileta e parkimit vlen në zonën ku është blerë dhe në një zonat tjera që janë më lirë se zona ku është blerë bileta. Kjo do të thotë se bileta nga zona kuqe mund të përdoret gjithashtu në zonën e gjelbër, të kaltër dhe të verdhë, gjithashtu dhe bileta nga zona e gjelbër mund të përdoret gjithashtu në zonën e kaltër.
Çmimi për orë – ditën (nga ora 08-18)
Zona e kuqe 35 kr./për orë
Zona e gjelbër 19 kr./për orë
Zona e kaltër 11 kr./për orë
Zona e verdhë 9 kr./për orë
Çmimi për orë – në mbrëmje (nga ora 18-23)
Të gjitha zonat 13 kr./për orë, ndërsa në zonën e verdhë kushton 9 kr./për orë
Çmimi për orë gjatë ditëve të punës – natën (E hënë – E Premte nga ora 23 – 08 dhe të shtunën nga ora 00 – 08.), në të gjitha zonat kushton 5 kr./për orë
Biletat për parkim në qytetin e Kopenhagës mund të blehen në aparatet e parkimit, me mobil, dhe nëpërmjet internetit në www.pbutikken.kk.dk
Për më shumë info lexoni në www.kk.dk/parkering
Nga: Bardhyl islami