ÇKA NDODH NË BALLKAN?

Lajme
Mbledhje debatuese me ekspertin e Ballkanit z.Jakob Brink Rasmusen. Mbledhja u mbajt të enjten me 19 janar nga ora 17 deri më 18.30 në Kopenhagë   Si kanë shkuar punët që nga lufta qytetare në vitet e 1990’ta? Si e tërheq vëmendjen lufta në Ballkan, tani? Çfarë roli luan BE në Ballkan dhe Ballkani për BE? Në këtë mbledhje ishte mundësia të takoni ekspertin e Ballkanit dhe historianin në Akademinë e Mbrojtjes së Danimarkës z.Jakob Brink Rasmusen.

 

Mbledhja ishte e organizuar nga organizata joqeveritare DEO në Kopenhagë dhe mbledhja kishte karakterin informativ dhe debatues për të pranishmit. Mbledhja ishte e hapur për të gjithë por në mbledhje kishte edhe të ftuar përfaqësues nga organizatat dhe institucionet investuese daneze që kanë vëzhguar dhe punuar në shtetet në Ballkan.

 

Mbledhja filloi me një ligjeratë nga z.Jakob, i cili prezentoi ecurinë e zhvillimit të shteteve në Ballkan që nga vitet e 1990’ta e deri më sot. Ai poashtu prezentoi dhe rolin që luan BE si aktor për politikën e sigurisë në Ballkan, për domethënien e disa shteteve të Ballkanit që sot janë pjese e BE dhe të atyre shteteve që nuk janë në BE, dhe në fund shpjegoi se si politika e sigurisë së shteteve të BE mund të përdore përvojën nga Ballkani në kohën e tashme.

 

Mision i vetëm i sukseshëm ku BE drejtpërdrejtë ka ndikuar në zhvillimin dhe ndalimin e një lufte në shtetet e Ballkanit, ka qenë misioni i ndërprerjes së konfliktit luftarak mes dy grupeve më të mëdha etnike në FYROM (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) në vitin 2001, i cili mision u kurorëzua me Marrëveshtjen e Ohrit – u shpreh z.Jakob. Ky mision llogaritet si i sukseshëm sepse nga ajo marrëveshtje e arritur në Ohër më 2001 e deri më sot, nuk ka patur ankesa, keqpërdorime, shkelje të marrëveshtjes dhe asnjë konflikt nga asnjëra palë.

Në pjesën e dytë të mbledhjes, të pranishmit që përfaqësonin organizatat dhe institucionet daneze investuese në Ballkan, prezentuan momente që kanë vëzhguar dhe kanë qenë drejtpërdrejt dëshmitar të keqpërdorimeve në shtetet e Ballkanit si dhe u diskutua se si të investojnë në të ardhmen në Ballkan dhe si të minimalizohen keqpërdorimet nga ana e shteteve në Ballkan.

Nga: Bardhyl Islami