Filloi pushimi vjeshtor (i patateve) në Danimarkë

Lajme

Nga sot fillon pushimi vjeshtor 1 javor për të gjithë nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit në Danimarkë. Ky pushim është një javë dhe është traditë daneze që mbahet çdoherë në javën e 42 të vitit që nga kohët e lashta. Ndryshe ky pushim njihet dhe pushim i patateve sepse në kohët e lashta kur Danimarka ishte vend i varfër, danezët prodhonin shumë patate dhe ishte ushqim kryesor i danezëve dhe në këtë javë të 42 të vitit u jepnin pushim shkollave që fëmijët t’iu ndihmojnë familjeve të tyre për të nxjerr patatet nga dheu dhe tu ndihmojnë me punët vjeshtore.

Këtë javë e rezervojnë si pushim edhe shumë prindër që punojnë profesione të ndryshme të mbajnë pushim bashkë me fëmijët e tyre.

Që nga viti 1986 pushimi i patateve u riemërua në PUSHIM VJESHTOR.

Nga: Bardhyl Islami