U mbajt dita e vrapimit të nxënësve në Danimarkë

Lajme

Dje me 14 tetor u mbajt dita tradicionale e vrapimit të nxënësve në gjithë Danimarkën. Dje ishte dhe 40 vjetori i mbajtjes së këtij aktiviteti në Danimarkë.

Dita e vrapimit filloi të mbahet që nga viti 1982 dhe ky vrapim mbahet nga gjithë nxënësit në Danimarkë në ditën e fundit të javës 41 të vitit, respektivisht kjo ditë është dita e fundit e mësimit para pushimit vjeshtor.

Dje vrapuan gjithësej 472.370 nxënës nga gjithësej 1.300 shkolla fillore në Danimarkë.

Ky aktivitet organizohet nga organizata e sportit në shkolla “dansk skoleidræt”.

Lexo historinë e ditës së vrapimit këtu: https://skolernesmotionsdag.dk/om-skolernes-motionsdag/

Burim info: https://skolernesmotionsdag.dk/

Nga: Bardhyl Islami