GUR, GUR BËHET MUR / KISHË E XHAMI

Lajme
Sot u ngritën pllakatat në Kodrën e Diellit në Tetovë për nisjen e ndërtimit të një xhamie në qendrën e skijimit në Kodrën e Diellit në Tetovë. Investitori kryesor për ndërtimin e kësaj xhamie është Bashkësia Fetare Islame në FYROM – Myftinia e Tetovës, por njoftohen të gjithë dashamirët që të ndihmojnë këtë xhami.

Para 24 vjetëve, në vitin 1993 filloi ndërtimi i kishës së Shën Naumit në Kodrën e Diellit mu në mes së terreneve/pistave të skijimit. Iniciativa ishte për një kishë të vogël por punimet përfunduan si manastir në vitin 1998.

Tani Kodra e Diellit do ti plotësojë nevojat fetare të të dy bashkësive etnike në Tetovë.

Nga : Bardhyl islami

Read 1635 times