Përfundoi viti shkollor në Danimarkë

Meso per danimarken

Të premten me 27 qershor 2025, përfundoi viti shkollor në Danimarkë. Dita e fundit shkollore në Danimarkë është ditë festive për nxënësit e të gjitha moshave. Nga data 27 qershor, fillon zyrtarisht pushimi veror për të gjithë nxënësit në gjithë Danimarkën, ndërsa afërsisht nga 4 korriku edhe për mësimdhënësit.

Viti shkollor në Danimarkë ka 200 ditë pune, fillon në javën e dytë të muajit gusht dhe mbaron në të premten e fundit të muajit qershor.

Ndërsa mësimdhënësit kanë nga 207 deri 210 ditë pune me nga 25 orë mësimore në jave / gjithësej bashkë me mbledhjet dhe përgaditje = 40,25 orë punë në javë ose 1924 orë në vit.

Viti i ri shkollor 2025/ 2026 në Danimarkë do të fillojë të hënën me 11 gusht 2025.

 

Nga: Bardhyl Islami