Sot shënohet 16 vjetori i inaugurimit të Xhamisë Qendrore Shqiptare në Danimarkë!

Lajme

Me 15 gusht 2009, shqiptarët në Danimarkë u bashkuan për të blerë dhe hapur këtë institucion të përbashkët kulturor dhe fetar, një simbol i besimit, kulturës, unitetit dhe identitetit tonë.

Në atë kohë ishin kohë të vështira ekonomike dhe politike në Danimarkë për të hapur një xhami dhe shtëpi kulturore shqiptare. Vështirësia ekonomike ishte sepse shqiptarët në Danimarkë sapo kishin kontribuar drejtpërdrejtë ekonomikisht për të gjitha luftërat dhe hapjet e Universiteteve në atdhe dhe kjo i gjeti shqiptarët të rënduar ekonomikisht. Por ishte dhe kohë e vështirë politike sepse bota vlonte nga luftërat ndërfetare atëkohë.

Kur është qëllimi është i mirë dhe me vullnet të mirë për të bërë diçka për gjeneratat e ardhshme, atëherë shqiptarët në kohët më të vështira, gjithmonë bëhen bashkë dhe bëjnë gjëra të mrekullueshme.

Me 15 gusht 2009 xhamia u regjistrua me emrin Shtëpia Kulturore Shqiptare-Daneze (Sh.K.Sh.D). Për hapjen e SHKSHD, shqiptarët në Danimarkë filluan organizimin e tyre që nga qershori i vitit 2003, ku formuan këshillin e përkohshëm të SHKSHD, i cili që veproi deri në vitin 2009. Ky këshill përpiloi rregulloren e SHKSHD, me çka më pas u zgjodh dhe këshilli i ri sipas rregullores së re.

Këshilli i ri zgjodhi për kryetar z.Llokman Ferati i cili vullnetarisht dhe me guxim të madh sakrifikoi dhe morri përsipër që SHKSHD të regjistrohet në emër të tij, pasiqë atëkohë askush nuk morri guximin të rrezikonte statusin e tij personal.

Llokman Ferati është autori kryesor i cili punoi për të bashkuar bashkatdhetarët shqiptar në Danimarkë në një institucion dhe ai gjithmonë ka punuar për bashkim dhe për të ruajtur identitetin shqiptar.

Nga janari i vitit 2018, SHKSHD u regjistrua zyrtarisht si xhami në institucionet e Danimarkës me emrin Xhamia Qendrore Shqiptare në Danimarkë ose në danisht Den Centrale Albansk Moske i Danmark (DCAM).

Objekti i XhQShD momentalisht përdoret dhe funksionon vetëm për rituale fetare Islame. Më parë janë organizuar dhe mbajtur aktivitete kulturore dhe sportive për anëtarët e XhQShD, me shpresë se përsëri do të organizohen dhe mbahen aktivitete kulturore dhe sportive.

Faleminderit gjeneratave që sakrifikuan në kohë të vështira, dhe urojmë që të rinjtë ta mbajnë gjallë këtë trashëgimi për vitet që vijnë.

Nga: Bardhyl Islami