Nga 1 qershor 2021 secili banorë në Danimarkë mund ta instalojë Kartën e sigurimit shëndetësorë si aplikacion në mobil. Gjatë instalimit, duhet zgjedhur, a dëshiron të jesh donator organesh pas vdekjes apo pas një aksidenti fatal, ose jo.
Për 10 ditë, që nga 1 qershori deri sot, 700.000 banorë në Danimarkë e kanë instaluar kartën e shëndetësisë si aplikacion dhe nga ato, 26.629 banorë kanë zgjedhur të jenë donatorë organesh. Kjo zgjedhje është një lajm i gëzuar për ata pacientë që presin për transplantim të një organi.
Kjo nuk do me thënë se tani do të ketë shumë organe, por afati i pritjes do të shpejtohet.
Një donator organesh shpëton tre jetë njerëzish.
Nëse nuk keni bërë zgjedhjen, të jeni apo jo donator organesh, nga ministria e shëndetësisë së Danimarkës preferohet që çdo banorë në Danimarkë vet të vendose për këtë para vdekjes.
Vendimin mund ta merrni tek:
– aplikacioni i kartës së shëndetësisë ose;
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: sst.dk