Zero të vdekur në Danimarkë nga virusi corona

Lajme

Profesori i quan zero të vdekur nga të infektuarit positive me virusin corona, por është i kujdesshëm për t’u gëzuar aq shpejt.

Për herë të parë që nga 22 Marsi 2020, në Danimarkë nuk është regjistruar asnjë vdekje nga virusi corona gjatë 24 orëve të fundit të datës 14 maj 2020.

Kjo thuhet në raportin e mbikëqyrjes epidemiologjike të së premtes me 15 maj 2020 nga Instituti Shtetëror i Serumit në Danimarkë.

Nëse pyesni profesorin e imunologjisë në Universitetin e Kopenhagës, Jan Pravsgaard Christensen, ai thotë se kjo gjendje tregon se ne jemi në kontroll të situatës – por kjo mund të ndryshojë shpejt:

– Kjo është pozitive. Por duhet të mendojmë gjithashtu se ekziston një proces i rastësishëm në të. Nuk duhet të çuditemi nëse numri rritet nesër. Në fund të fundit, njerëzit janë ende në repasrtin e kujdesit intensiv.

– Por është e qartë. Se me më pak pacientë të infektuar dhe më pak pacientë në repartin e kujdesit intensiv, ka edhe më pak njerëz që vdesin, tha Jan Pravsgaard Christensen.

Në Danimarkë, vendimet e të dhënave të të vdekurve tregojnë vdekjet e personave të regjistruara brenda 30 ditëve që nga zbulimi i infeksionit me covid-19. Por Covid-19 nuk është domosdoshmërisht shkaku i vdekjes së personit të infektuar që ka vdekur. Personi ka patur edhe arsye/sëmundje tjera që kanë shkaktuar vdekjen.

 

Statistika e të dhënave në Danimarkë për gjendjen e infektimit me virusin corona:

E martë 19 maj 2020

  • Të infektuar: sot, vetëm 1.628 nga gjithësej 11.044 në gjithë periudhën
  • Të shëruar: 9.416, nga 11.044 të infektuar
  • Të vdekur: 551 (sot vetëm 3 kanë vdekur në gjithë Danimarkën)
  • Të shtruar në spital: 141
  • Të shtruar në repartin intensiv: 25
  • Në respirator: 18
  • Të testuar: 402.194

Burim info: www.sst.dk -Ministria e Shëndetësisë e Danimarkës

Nga: Bardhyl Islami