Prej 22 gusht, qeveria e Danimarkës e bën obligative mbajtjen e maskës

Lajme

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me covid19 në Danimarkë, Qeveria e Danimarkës doli me një deklaratë për shtyp të shtunën me 15 gusht, ku informoi opinionin se mbajtja e maskës për mbrojtjen nga covid19 do të bëhet obligative në transportin publik në gjithë Danimarkën që nga dita e shtunë 22 gusht.

Kjo rregull do të vlejë gjithë ditën/ 24 orë që nga 22 gushti për gjithë personat mbi moshën 12 vjeçare në të gjitha mjetet e transportit publik, si: autobus urban, flexbus. tren, metro, taxi dhe në stacionet ku presin pasagjerët. Me këtë rregull obligohen të mbajnë maskë edhe punëtorët që kanë kontakt me pasagjerë, si psh gjithë shoferët e mjeteve të transportit publik.

Në vend të maskës, lejohet të mbahet edhe vezir. Në rast se nuk respektohet kjo rregull nga ndonjë pasagjer, asaj/ atij pasagjere/i nuk do ti lejohet të udhëtojë ose nëse kundërshtohet mosrespektimi atëherë do të ndërhyjë policia.

 

Maska përdoret në këtë mënyrë:

  1. Para: laj duart ose dezinfektoj duart
  2. Gjeje faqen e përparshme të maskës. Zakonisht, ajo është me ngjyrë.
  3. Mbuloje hundën dhe gojën me maskë dhe vendose atë edhe në veshë
  4. Kontrollo që maska të jetë e vendosur shumë afër fytyrës tënde
  5. Mos e prek maskën përderisa e ke të vendosur. Ndërrojë atë shpesh dhe gjithmonë pas përdorimit, ose edhe kur maska është e lagur ose e përlyer.
  6. Kur do ta heqësh maskën, hiqe që nga llastiku dhe mundohu të mos e prekësh atë. Gjuaje menjëherë në shportë
  7. Pas: laj/ dezinfekto duart

 

Burim info:

www.sst.dk – Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës

Nga: Bardhyl Islami