Maska në restorante dhe lokalet e natës do të mbyllen në ora 22
Numri i infeksioneve është ende në rritje në zonën e kryeqytetit. Prandaj, autoritetet daneze sot prezantuan masa të reja në 17 komuna në bashkinë e Kopenhagës. Këto masa përfshin:
Koha e re e mbylljes
Restorante, bare, kafene dhe vende të ngjashme me licencë duhet të mbyllen në 22.00.
Shmangni pikat e nxehta
Policia do t’i kushtojë vëmendje të veçantë pikave të nxehta, ku shumë banorë mblidhen dhe do të lëshojë një urdhër ndalimi nëse është e nevojshme.
Mos harroni maskën
Mbajtja e maskës ose vizirëve në restorante, bare, kafene dhe restorante të ngjashme – por jo kur uleni. Kërkesa zbatohet si për mysafirët ashtu edhe për punonjësit që kanë kontakte me klientë.
Kërkesat e sinjalistikës
Të vendoset sinjalistikë në restorant, bar, kafene ku tregon numrin maksimal të njerëzve që mund të jenë prezent për metër katror.
Mbani distancën tuaj
Pronarët e restoranteve dhe të ftuarit në restorante, bare, kafene dhe të ngjashme duhet të plotësojnë kërkesën e 1 metër distancë nga të tjerët.
Masat do të hyjnë në fuqi nga e enjtja 17 shtator 2020 dhe do të vlejnë 14 ditë deri më 1 tetor.
Burim info: www.coronasmitte.dk
Përktheu nga daninshtja: Bardhyl Islami