Tanimë, të gjithë banorët në Danimarkë mund të testohen për coronavirusin

Meso per danimarken

600.000 të rinj midis moshës 18-25 vjeç, tashmë nga dje me 18 maj 2020, mund të porosisin kohën për t’u testuar. Gjatë javës, pjesa tjetër e popullsisë së rritur do të mund poashtu të rezervojë kohën për testim.

Si pjesë e strategjisë kombëtare të testimit, të gjithë qytetarët e rritur në Danimarkë këtë javë do të kenë mundësinë të rezervojnë kohë për një corona-test. Kështu që, tanimë mund të testohen, jo vetëm ata që kanë simptoma, por secili banor i Danimarkës që ka më edhe më të voglin dyshimin për infektion.

Kjo thuhet në një deklaratë për shtyp nga Ministria e Shëndetësisë dhe të moshuarve në Danimarkë.

Përmes Nem-id ju mund të rezervoni një kohë, pas së cilës testi bëhet në një nga tendat e bardha për testim, që janë ngritur në të gjithë vendin.

Rezervimi i kohës për testimin e coronavirusit mund të bëhet në faqen e internetit www.coronaprover.dk

Sidoqoftë, Ministri i Shëndetësisë thekson se njerëzit nuk duhet ta shohin testin, si një pasaportë për kalim falas duke harruar udhëzimet në fuqi.

Është e rëndësishme të mbani mend që edhe nëse testi nuk tregon virus, ju ende duhet t’i kushtoni vëmendje higjienës dhe distancës, sepse në disa raste mund të ketë viruse që testi ende nuk mund t’i gjejë, thotë Magnus Heunicke.

Ata që janë kontaktuar nga autoritetet përmes zbulimit të infeksionit sepse kanë qenë në kontakt me një person të infektuar, automatikisht do të referohen që të testohen në tendat e testimeve.

Kapaciteti i testimit në Danimarkë aktualisht është afërsisht 42,000 teste në ditë, dhe disa prej tyre tani po hapen për popullatën e përgjithshme. Sidoqoftë, autoritetet daneze do të vazhdojnë të kenë teste të rezervuara për grupe dhe qëllime të veçanta, të tilla si për pacientët e shtrirë në spital, pacientët me simptoma, stafin e parë për zbulimin e infeksionit, etj.

Ekspertët dhe politikanët danez kanë theksuar vazhdimisht se aftësia e zgjeruar e testimit është një nga parakushtet për rihapjen e shoqërisë daneze. Për më tepër, zbulimi i infeksionit dhe izolimi i infektuarve potencialisht janë rritur në mënyrë dramatike.

 

Personat me simptoma

Nëse keni simptoma të corona virusit, procedura është e njëjtë për të infektuarit, ata përsëri duhet të telefonojnë mjekun amë ose duhet të telefonojnë urgjent dhe me udhëzim të testohen.

Nëse keni dyshimin më të vogël për infeksion por pa simptoma, duhet të rezervoni një kohë provë në www.coronaprover.dk

Nëse keni simptoma, rrini të izoluar – kështu që shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë, në mënyrë që të mos rrezikoni t’i infektoni ato derisa të merrni një përgjigje testi. Nëse testi juaj është pozitiv, qëndroni në shtëpi deri 48 orë pasi simptomat janë zhdukur krejtësisht.

 

Burimet: Ministria e Shëndetësisë dhe të moshuarve, Bordi Kombëtar i Shëndetësisë së Danimarkës www.sst.dk

Nga: Bardhyl Islami