Të dashur mësimdhënës në diasporë,
Pas pranimit të librave ? dhe materialeve tjera përcjellëse✏️?nga MASHT për mësimin plotësues në diasporë, ka filluar shpërndarja e tyre bazuar në kërkesat e pranuara nga mësimdhënësit e diasporës në MDIS.
Pas furnizimit me librat e niveleve I, II dhe III në Ambasadat e Republikës së Kosovës në SHBA, Londër, Gjermani, Austri dhe Kroaci, shpërndarja ka vazhduar edhe në shtetet tjera.
Tani librat mund t‘i gjeni edhe në ambasadën e Kosovës në Bern, në konsullatën e Kosovës në Cyrih në konsullatën e Kosovës në Milano, si dhe në ambasadën e Kosovës në Slloveni.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm?, ju dëshirojmë një vit të mbarë dhe të suksesshëm.