Wizzair nuk merr gjithë paratë e premtuara nga qeveria e RMV për 2020

Lajme

Wizzair është kompania ajrore për transport të udhëtarëve e cila fiton 94.000.000 denarë subvencion nga qeveria e RMV, për të bërë biletat për udhëtarët nga RMV më lirë për të udhëtuar.

Nga 94 milionë denarët (ose afërsisht 1.5 milionë euro) e planifikuar për ndihmë financiare për kompanitë ajrore për 2020, deri më tani janë paguar 21 milionë ose 22 për qind, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Në një konferencë për shtyp në Qeveri, Sugareski tha se marrëveshja me Wizzair’in aktualisht është pezulluar për shkak të situatës dhe anulimit të të gjitha fluturimeve nga aeroportet vendase.

Nga: Bardhyl Islami