EVN Maqedonia e Veriut, vazhdon me digjitalizimin e orëmatësve të rrymës

Lajme

EVN Maqedoni e Veriut vijon me dixhitalizimin e shërbimeve të veta me anë të vënies në funksion të shërbimit të ri për onlajn paraqitje të gjendjes së konsumit të orëmatësit. Tanimë konsumatorët do të kenë mundësi t’i dërgojnë të dhënat për konsum të energjisë elektrike në tarifë të lartë dhe të ulët të orëmatësit të tyre deri te EVN dhe në bazë të këtyre të dhënave të pranojnë faturë për energji elektrike. Kjo zgjidhje është veçanërisht e dobishme në raste kur orëmatësit e konsumatorëve nuk janë lexuar dhe si pasojë janë lëshuar fatura me konsum të supozuar (gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, – deri te orëmatësi, gjatë pushimeve vjetore etj.

Procedura gjithëpërfshirëse e „paraqit gjendje të konsumit“ nëpërmjet evnonline.mk zbatohet në mënyrë shumë të shpejtë dhe të lehtë, pa nevojë regjistrimi të profilit. Fillon me shënim të të dhënave të numrit të konsumatorit dhe numrit të orëmatësit, të dhëna bazë që çdo konsumator mund t’i gjejë në faqen e parë të faturës. Pastaj, konsumatori duhet të kryejë leximin dhe të shënojë gjendjet e konsumit të energjisë elektrike në tarifë të lartë dhe të ulët. Si përfundim shënohen të dhëna për kontakt me konsumatorin. Në përputhje me gjendjen e paraqitur të konsumit, konsumatorit i përgatitet faturë e re në periudhën e rregullt të faturimit për konsumatorin përkatës.

Gjatë vetë-leximit të orëmatësit, konsumatorët fillimisht duhet të sigurohen që po kryejnë leximin e orëmatësit të tyre, duke krahasuar numrin serik të orëmatësit nga fatura me numrin serik të shënuar në vetë orëmatësin. Më tutje, me qëllim të shënimit të saktë të gjendjeve të konsumit, konsumatori në evnonline.mk mund të shikojë udhëzuesin e detajuar për lexim të orëmatësit në varësi të modelit. Është shumë e rëndësishme që konsumatorët të tregojnë kujdes gjatë krahasimit të vlerave të konsumit nga fatura e pranuar me gjendjet momentale të konsumit nga orëmatësi.

Masat e jashtëzakonshme për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit dëshmuan se sa e rëndësishme është që konsumatorët të kenë mundësi për qasje të shërbimeve nga larg, pa patur nevojë t’i vizitojnë hapësirat e kompanisë. Prandaj, EVN në vazhdimësi punon në drejtim të dixhitalizimit të shërbimeve. Përveç shërbimit më të ri, nëpërmjet evnonline.mk konsumatorët mund të regjistrohen për faturë elektronike, shpejtë t’i paguajnë faturat pa regjistrim dhe komision pagese si dhe të krijojnë profil të „I imi EVN Home“ për një ose më shumë pika të matjes dhe opcione shtesë si pagesë dhe pasqyrim të borxhit, historiku i pagesave, shkarkim i kopjeve të faturave te 12 muajve të fundit.

Paguaj online në www.evnonline.mk

Burim info: Alsat M

Nga: Bardhyl Islami