Pasaporta në Tetovë merret vetëm në 1 sportel

Lajme
Pas 1 viti e 4 muaj, do ta publikoj edhe një herë këtë informatë sepse asnjë ndryshim nuk ka që nga dhjetori i vitit 2013. Shpërndajeni deri sa tu bjerë në sy zyrtarëve në Tetovë dhe në Maqedoni. A e dini se!Tetova është i vetmi qytet me 200.000 banor që ka vetëm 1 sportel sa një fletë A4 i lyer me ngjyrë, ku mund të marrësh pasaportë, 1 sportel për letërnjoftim dhe 1 sportel për certifikatë datëlindje. Ndërkaq në Kopenhagë/ Danimarkë dokumetat e identifikimit (pasaporta) mund të merren në shumë qendra të shërbimeve qytetare si dhe në Bibliotekat e qytetit të cilat gjinden në cdo lagje të Kopenhagës.

Ja dhe krahasimi i procedures dhe koha për marrjen e pasaportës në Maqedoni dhe Danimarkë.

Në Maqedoni:

Pasaporta mund te merret vetëm në stacionin policor në Tetovë.

– dita e 1 – pret rend për të plotësuar formularin – formularin mund ta gjejsh vetëm tek zyrat private rreth e rrotull stacionit policor, nuk te jepet mundesia te plotësojsh vet me shkrim dore – pastaj pret rend tek sporteli i lyer me llak i madhesise A4 ne stacioni policor – duke prit rend vijn lloj lloj persona qe njeh njerin apo tjetrin dhe hyn para rradhes, une vazhdoj te pres rradhën time – pasi dorezohet kerkesa per pasaportë merr nje numer dhe duhet te shkojsh tek nje zyre tjeter 10 – 15 metra me tutje, por perseri ne stacioni policor – > duhet te vijsh nje ditë tjeter per te dal ne fotografi.

– dita 2 – dalja ne fotografi per pasaportë behet ne stacionin policor – perseri duhet me prit rend edhe pse ke marrë nje numer, ketu perseri vijn lloj lloj persona qe njeh njerin apo tjeterin dhe hyn para rradhës, une vazhdoj te pres rradhen time – pas fotografimit te jepet perseri nje numer per te marre pasaportën e Mk pas 1 jave – mvarret nga pagesa. Ne MK ka dy lloj marrjesh se pasaportave, njëri lloj eshte me procedure te ngadalshme dhe kushton 1600 denar dhe zgjat 1 jave deri me 10 dite, ndersa tjetri lloj eshte me procedure te shpejte dhe kushton 4000 denar dhe zgjat 1 deri me 3 dite.

– dita 3 – marrja e pasaportes – me numrin qe ke marre, perseri pret rend dhe pranohesh nga punetore te pasjellshem qe te bertasin me te keq dhe definitivisht e marresh pasaporten e MK. – Vlen te theksohet se per te marre pasaporten e MK ne Tetove duhet humbur 3 dite dhe duhet te ballafaqohesh me punetor administrativ te pasjellshem qe duhet te nervozohesh.

 

Në Danimarkë:

Pasaporta mund te merret ne zyrat e sherbimeve qytetare dhe në Bibliotekat e qytetit

– dita 1 – shkon ne zyren e sherbimeve qytetare ose bibliotek – plotëson formularin me shkrim dore – pranohesh nga punetor administrativ/bibliotekari me buzeqeshje dhe sjellje, fotografinë mund ta bejsh te nje fotograf ose aty ne vend ku doresojsh formularin ka aparat automatik per fotografim – pas dorezimit te formularit dhe fotografise pasaporta vjen me postë pas 4-5 ditëve ne adresen e banimit – vlen te theksohet se per te marre pasaporten ne Danimarke duhet te perdorur 5 minuta dhe ndjejsh nje kenaqesi nga sjellja e punetoreve administrativ.

Nga: Bardhyl Islami

 Kështu merret pasaporta në Tetovë

 

 

Kështu merret pasaporta në Danimarkë