Në lidhje me Thirrjen publike për aplikime për projekte, për persona fizik dhe juridik nga diaspora, të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë për Punë të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kabineti i Ministrisë për diasporë njofton:
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 9 prill të vitit 2020 solli Vendim për rishpërndarjen e mjeteve mes përdoruesve të buxhetit, me ç’rast mjetet e parapara për projektet nga diaspora, ndahen për forcimin e sektorit shëndetësor dhe mbështetjes së ekonomisë, me qëllim lehtësimin e pasojave nga pandemia me korona virusin. Për këto arsye, Kabineti i Ministrit për Diasporë nuk do të ketë mundësi financiarisht të mbështesë kësi lloj projektesh në vitin 2020, në mënyrë siç ishte publikuar në thirrjen publike.
Informojmë se vitin e kaluar, 2019, Kabineti i Ministrit për Diasporë mbështeti 41 projekte, duke përfshirë shtete të ndryshme, nga Kanadaja, Danimarka, Italia, Rumunia, Slloveni, Gjermani deri në Zelandë të Re
Besoj që do të hasim në mirëkuptim për këtë vendim, duke marr parasyshë seriozitetin e krizës. Me shpresë se e njëjta së shpejti do të tejkalohet, i inkurajojmë të gjithë të interesuarit aplikimet t’i dorëzojnë në thirrjen publike vitin e ardhshëm.
Burim info: Ministria e Diapsorës e RMV
Nga: Bardhyl Islami