Vlerësim i ri i pronës nga shteti i Danimarkës për 1,7 milionë pronarë të shtëpive dhe banesave

Meso per danimarken

Nga 1 janar 2024 pronarët e 1,7 milionë shtëpive dhe banesave në Danimarkë do të tatimohen me çmimin e ri të tatimit të pronës, sipas vlerësimit të ri të pronës. Ky vlerësim i përkohshëm është vendosur në vitin 2020, por për shkak të pandemisë u shty deri më tani. Vlerësimi definitiv do të vendoset nga 1 janar 2025.

 

Nga data 11 shtator gjithë 1,7 milionë pronarët mund të shohin vlerësimin e ri të pronës së shtëpisë ose banesës. Vlerësimin shtetërorë mund ta shihni duke e shkruar adresën e banimit në: www.vurderingportalen.dk

Vlerësimi i gjithë shtëpive dhe banesave është rritur afërsisht me 300%, por edhe pse vlerësimi është shumë i lartë, tatimi i vlerës së pronës do të rritet vetëm për 4 nga 5 pronarët.

Lexo më tepër për këtë në: www.boligskat2024.dk ose shiko videon me sqarime këtu:

https://www.vurderingsportalen.dk/ejerbolig/nye-boligskatteregler-i-2024/forstaa-de-nye-boligskatteregler-paa-2-min

Nëse nuk pajtoheni me vlerësimin e përkohshëm që vlen nga 1 janar 2024, nuk keni mundësi të ankoheni askund, por pas vlerësimit definitiv nga 2025, mund të ankoheni në Vurderingsstyrelsen.dk ose në https://vurdst.dk

 

Nga: Bardhyl Islami