Ai sot në Universitetin e Kopenhagës me sukses dhe afat rekord mbrojti temën e doktoratës “A microfluidic approach for biological applications using vertical 3D nanostructures” (“Qasje mikrofluide për aplikimet biologjike duke përdorur nanostrukturat vertikale 3D”).
Në të njëjtin universitet, në vitin 2013 Liridoni e kreu Fakultetin, ndërsa në vitin 2016 mbrojti titullin Master në Nanoshkencë (Nanoscience).
Me këto të arritura Liridoni bën krenar çdo shqiptar në botë, njëkohësisht ai prezanton shumë mirë shqiptarët në Danimarkë.
Përndryshe Liridon Aliti është 27 vjeçar me prejardhje nga komuna e Tearcës së Tetovës por që jeton dhe vepron në Kopenhagë të Danimarkës. Ai është i biri i Adnan Alitit, një veprimtar dhe gazetar i njohur nga radhët e diasporës shqiptare në Danimarkë dhe njëri nga drejtuesit e Radio dhe Televizionit “Zëri i Kosovës” në Kopenhagë.
Nga: Bardhyl Islami