Sot Largimi me ekipin e vet dhe me veturë Lamborghini, në Valencia morri vendin e tretë. Ai në garën e parë filloi si 28’ti, por pas shumë sfidave dhe konkurrencës së fortë ai arriti të dalë i gjashti, ndërsa në fund të garës, ai arriti t’i kalojë konkurrentët dhe të marrë vendin e 3’të dhe medaljen e bronztë
Kjo është një meritë e Largimit, gjë që e afron drejt garës për vozitës profesionistë edhe në Formula1.
Largimi Ali është 19 vjeç me prejardhje nga Tetova, por i lindur dhe rritur në Danimarkë. Ai garon si vozitës amatorë në gara në Danimarkë por edhe në gara ndërkombëtare, por ai synon të garojë si profesionist edhe në Formula 1.
Ne si redaksi i urojmë shëndet, fat dhe suksese në garat e vozitjes.
Ndjek Largimin drejtpërdrejtë në https://www.facebook.com/LargimRacing ose në www.largimracing.dk
Nga: Bardhyl Islami