Çka mund të sjellin diaspora pa doganë, në RMV?

Lajme

Udhëtarët e vendit janë të liruar nga detyrime të importit për import të mallit nga natyra jo komerciale me vlerë deri më 350 euro. Në këto 350 euro lirim nuk përfshihen pijet alkoolike, përpunimi i duhanit, parfumet dhe tualeti.

 

Sa para mund të sjellin diaspora në RMV?

Rezidentët mund lirisht të fusin në RMV vlera monetare dhe çeqë të cilat janë në valutë të huaj në kundërvlerë deri 10.000 euro.

 

Sa para mund të nxjerrin jashtë shtetit, banorët rezident dhe jorezident të RMV’së?

REZIDENTËT

Rezidentët në dalje nga Republika e Maqedonisë munden lirisht të bartin me vete para të huaja efektive dhe çeqe në para të huaja në kundërvlerë deri më 2.000 euro.

JOREZIDENTËT

Shuma e parave të huaja efektive dhe çeqeve që lejohet të bartet në dalje nga Republika e Maqedonisë për jo rezidentët nuk mund të tejkaloj shumën që gjatë kalimit të kufirit shtetëror e kanë raportuar tek autoritetet kompetente doganore.

Lexo të drejtat tuaja drejtpërdrejtë nga webfaqja e Drejtoria e Doganës së RMV’së.

Burim info: Drejtoria e Doganave e RMV’së

Nga: Bardhyl Islami