Pas 25 ditëve nga faza e parë e rihapjes në Danimarkë, ku u hapën shkollat fillore (klasat 0 deri të 5’tën), çerdhet, kopshtet dhe institucionet shtetërore, të dhënat nga statistika e Ministrisë së Shëndetësisë të Danimarkës duken shpresëdhënëse për të ardhmen.
Ky sukses vjen si rezultat i menaxhimit të mirë të situatës nga autoritetet e Danimarkës si dhe si rezultat i respektimit të këshillave të udhëzuesit nga popullata e Danimarkës. Ky është një mirëbesim i plotë nga të dyja palët, si nga udhëheqësit e shtetit që i besojnë popullit, poashtu edhe nga popullata e Danimkarkës e cila u beson atyre që ua ka dhënë votën.
Statistika e të dhënave në Danimarkë për gjendjen e infektimit me virusin corona:
E shtunë 9 maj 2020 – 25 ditë pas rihapjes
- Të infektuar: sot, vetëm 2.226 nga gjithësej 10.319 në gjithë periudhën
- Të shëruar: 8.093, nga 10.319 të infektuar
- Të vdekur: 526 (sot vetëm 4 kanë vdekur në gjithë Danimarkën)
- Të shtruar në spital: 194
- Të shtruar në repartin intensiv: 39
- Në respirator: 32
- Të testuar: 308.984
E mërkurë 15 prill 2020 – dita e parë e rihapjes sës shkollave dhe institucioneve publike
- Të infektuar: sot me 15/4.20, vetëm 3.933 nga gjithësej 6.681 në gjithë periudhën
- Të shëruar: 2.748 nga 6.681 të infektuar
- Të vdekur: 309
- Të shtruar në spital: 362
- Të shtruar në repartin intensiv: 89
- Në respirator: 84
- Të testuar: 77.712
Burim info: www.sst.dk -Ministria e Shëndetësisë e Danimarkës
Nga: Bardhyl Islami