Pas një ofensive strategjike të testimeve, nga sot Ishujt Faroe janë krejtësisht të pastër nga virusi corona. Në këto ishuj, kohën e fundit, edhe ashtu numri i të infektuarve binte në mënyrë drastike. Sot, të gjithë janë të shëruar.
Afërsisht, pas dy muaj nga personi i parë i infektuar (pacienti zero) me virusin corona me 4 mars, sot për herë të parë Ishujt Faroe janë krejtësisht të pastër nga virusi corona. Kështu njoftojnë autoritetet e shëndetësisë të Ishujve Faroe.
Ishujt Faroer përbëhen nga 18 ishuj vullkanik dhe në to banojnë 48.497 banorë.
Në këtë periudhë të infektimit me virusin corona, në Ishujt Feroe nuk pati asnjë person të vdekur nga virusi corona, por 187 persona ishin të infektuar dhe sot u shërua edhe pacienti i fundit nga 187 të infektuarit, ndërsa gjithësej janë testuar 8.403 persona.
Nga: Bardhyl Islami