Ndalimi i grupimit të banorëve me më tepër se 10 perona, vazhdon edhe në kohën e ardhshme, thuhet në marrëveshtjen e fazës së dytë të rihapjes në Danimarkë. Këtë e tha edhe kryeministresha e Danimarkës znj. Mette Frederiksen në konferencën për mediume kur e prezantoi marrëveshtjen e fazës së dytë të rihapjes.
Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës njofton se një mundësi potenciale për të lejuar grupimet e banorëve deri më 50 persona do të lejohet vetëm në disa vende pune të përcaktuara nga autoritetet e Danimarkës si psh. në shkolla, në restorante dhe kafene.
Grupimi i banorëve me mbi 10 persona momentalisht dënohet me gjobë prej 2.500 korona daneze (330 euro) për çdo person, njoftojnë autoritetet daneze.
Burim info: www.sst.dk -Ministria e Shëndetësisë e Danimarkës
Nga: Bardhyl Islami