Në zgjedhjet e sivjetme kandiduan gjithësej 799 kandidat nga gjithësej 10 parti. Partitë janë të ndara në 2 blloqe, në të KUQ dhe të KALTËR. Të dy blloqet zgjedhin një kanditat për kryeministër dhe atë e përkrahin deri në zgjedhjen e kabinetit qeveritar. Parlamenti i Danimarkës përbëhet nga 179 anëtarë, ku 175 zgjedhen në Danimarkë, 2 nga Ishujt e Farsit dhe 2 nga Gronlanda.
Në zgjedhjet e 18 qershorit 2015 fitoi opozita, blloku i Kaltër me 90 anëtarë, kundrejt bllokut të Kuq me 85 anëtarë. Priten rrezulltatet edhe nga Ishujt e Farsit dhe Gronlanda, por edhe nëse këto mandate i ka fituar blloku i Kuq përsëri fitues janë Të Kaltrit.
Një gjë është për çudi në këto zgjedhje se, partia Popullore Daneze DF (Dans Folkeparti) është e 2 me më shumë vota në gjithë Danimarkën, por nga blloku i Kaltër është partia me më shumë mandate. Por kjo parti DF, para zgjedhjeve e përkrahu z.Lars Løkke Rasmussen nga partia Venstre për kryeministër dhe tani ai është mandatari për të formuar qeverinë e ardhshme të Danimarkës.
Nga: Bardhyl Islami