Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë Veriore u bën thirrje të gjitha organizatave të interesuara, shoqatave dhe individëve, të cilët vijnë nga diaspora, të paraqesin aplikime projektesh që përfshijnë ide dhe nisma të interesit të tyre.
Afati i fundit për aplikime është 20 Prilli 2020, aplikimet e marra pas kësaj date nuk do të merren në konsideratë.
Projektet në formë të skenuar (digjitale) dorëzohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme përmes postës elektronike të ambasadave ose konsullatave të Republikës së Maqedonisë Veriore jashtë vendit dhe paralelisht, në Dijaspor2@mfa.gov.mk . Nëse aplikanti nuk ka mundësinë për të skenuar projektin, ai atë mund ta dërgojë drejtpërdrejtë në ambasadën ose konsullatën më të afërt të RMV.
Ju informojmë se në përputhje me Rregulloren e brendshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme për përcaktimin e procedurës për shpërndarjen e fondit për të financuar projekte, të destinuara për nevojat e Diasporës, do të ngrihet një Komision i veçantë nga Ministri i Punëve të Jashtme për rishikimin dhe vlerësimin e projekteve të aplikuara. Të njëjtit do të marrin vendim për shpërndarjen e fondit për të financuar projektet që diaspora ka aplikuar. Para se të merret vendimi do të bëhet përzgjedhja e projekteve dhe mënyra e financimit. Komisioni do të udhëhiqet nga Prioritetet në lidhje me financimin e projekteve të diasporës. Do të donim të përmendim që vëmendja më e madhe do t’i kushtohet aplikimeve për projekte në lidhje me:
– Ekzistimi i mediave të shkruara dhe elektronike në gjuhën maqedonase, si dhe në gjuhët e folura të popullit shqiptar, popullit turk, vllehëve, popullit serb, romëve, popullit boshnjak dhe të tjerë nga Republika e Maqedonisë Veriore;
– Promovimi i gjuhës, traditës dhe kulturës së Maqedonisë;
– Hapja e këndeve kulturore në vendet me përqendrim domethënës të diasporës së Republikës së Maqedonisë Veriore.
Aplikantët, projektet e të cilëve do të miratohen / nuk pranohen nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të informohen me email nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Aplikimi i proektit: Proektna_prijava_2020.word.dok
Prioritetet për financimin e projekteve të diasporës. Prioriteti_za_dijasporata_2020.word.dok
Burim info: Ministria e Punëve të Jashtme e RMV
Nga: Bardhyl Islami