Në Kopenhagë u hap akvariumi më i madh në Evropën Veriore

Lajme
Me 22 mars 2013 në Kopenhagë u hap akvariumi më i madh në Evropën veriore i quajtur Den Blå Planet (Planeti i kaltër). Ky akvarium ka 7 milion litra ujë dhe ka afër 20.000 lloje kafshë ujore.

Planeti i kaltër gjindet afër aeroportit të Kopenhagës në adresën: Jacob Fortlingsvej 1 – 2770 Kastrup ose vizitoni webfaqen www.denblaaplanet.dk.

Vlen të theksohet se që nga hapja e akvariumit me 22 mars, për 11 ditë e para të hapjes, akvariumin e kanë vizituar 75.800  vizitor, janë shitur 8.600 bileta vjetore dhe akvariumi pritet të vizitohet nga 700.000 vizitor vjetor.

Nga: Bardhyl Islami