Nga dita e enjte me 1 korrik 2021, mund të bëni PCR test në Danimarkë pa porositur kohë. Përgjigja nga PCR test do të vlejë 96 orë ose 4 ditë, ndërsa përgjigja për antigen test ose test i shpejtë nga hunda do të vlejë 72 orë ose 3 ditë.
Prej 1 korrik do të shtohet edhe shpejtësia e marrjes së përgjigjes, dmth prej momentit kur bëni PCR test maksimum do të shkojë 15 orë që të merrni përgjigje.
Momentalisht në Danimarkë ka kapacitet për të bërë 170.000 PCR teste në ditë, por vetëm afërsisht 80.000 teste, bëhen në ditë.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: ssi.dk