Numër rekord i të infektuarve me covid19 në Danimarkë

Lajme

Gjendja momentale në Danimarkë me covid19 paraqitet brengosëse nga Ministria e Shëndetësisë, duke marrë parasysh rritjen e numrit të të infektuarve në ditët e fundit në Danimarkën dhe duke marrë parasysh stinën në të cilën jemi dhe stinën e dimrit që është shumë afër. Në 24 orët e fundit ka 859 persona të infektuar me covid19 në Danimarkë nga 44.244 persona të testuar, numër ky që është më i larti që nga fillimi i pandemisë në Danimarkë.

 

-Statistika e të dhënave në Danimarkë për gjendjen e infektimit me virusin corona:

E premte 23 tetor 2020

-Të infektuar sot = 859 persona

-Të infektuar aktiv sot = 7.327 nga gjithësej 38.622 në gjithë periudhën

-Të shëruar: 31.295, nga 38.622 të infektuar

-Të vdekur: 697 (3 pacient të vdekur sot)

-Të shtruar në spital: 125

-Të shtruar në repartin intensiv: 18

-Në respirator: 13

-Persona të testuar: 2.723.093 ose gjithësej testime: 4.801.009

 

Burim info:

www.sst.dk – Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës

Nga: Bardhyl Islami