Agjencioni për Migracion organizon falas për çdo vit shkollë verore me mësimin e gjuhës amtare dhe sivjet shkolla verore do të mbahet prej 26 korrik deri më 1 gusht 2018. Fëmijët do të vendosën në Hotelin Qendra e Kongresit, lagja Konjsko, në Ohër.
Shkolla verore ose kampi është i dedikuar për pjesëmarrësit nga mërgata. Për pjesëmarrjen e fëmijëve duhet të jenë të moshës 12 vjeç deri më 16 vjeç.
Mësimi i gjuhës amtare gjatë qëndrimit në kampin, mësimi do të zhvillohet paradite dhe atë në kohëzgjatje prej një orë e gjysmë. Nxënësit do të ndahen në dy grupe dhe atë grupi fillestar dhe të avancuar.
Përveç mësimit klasik të gjuhës, fëmijët do të mësojnë në punëtori edukative, aktivitete sportive, ekskursione dhe vizita në disa vende më interesante në qytet.
Transporti deri në Ohër i fëmijëve do të duhet të organizohet nga prindërit, ndërsa gjithcka tjetër e mbulon Agjencioni për Migracion i R.M.
Në “Shkollën Verore” mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, pa i përzgjedhur paraprakisht. Nxënësit duhet të jenë të moshës 12 vjeç deri më 16 vjeç.
Ju lutem për pjesëmarrjen do të duhet të paraqiteni në internet adresën e Agjencisë për Migracion: e-mail: info@minisel.gov.mk.
Burim info: Agjencioni për Migracion i R. Maqedonisë
Bashkëngjitur me këtë artikull (më poshtë) keni dhe programin e Shkollës Verore nga 26 korrik deri më 1 gusht 2018 në Ohër.
- PROGRAMI_PER_SHKOLLEN_VERORE.doc(242 Downloads)