Varrezat e Bispebjerg’ut në Kopenhagë, janë një nga 10 vendet më të vizituara në Kopenhagë. Gjatë vitit, atë vend e vizitojnë afër 150.000 vizitues dhe turistë nga jashtë vendi.
Sivjet, për shkak të corona-virusit, komuna e Kopenhagës ka marrë vendim që këto varreza të jenë mbyllur për t’i vizituar.
Varrezat e Bispebjerg’ut ndodhen në veri-perendim të qytetit të Kopenhagës. Ajo që bën këto varreza atraktive është tuneli me drunjtë e qershive japoneze. Qershitë japoneze i mbolli komuna e Kopenhagës në vitin 1992 dhe ato çelin në javën e 15 dhe 16 të vitit, afërsisht në fillim të muajit prill deri ka mesi i prillit. Përveç drunjëve japonez në këto varreza ka vend të caktuar për tu varrosur të krishterët, protestantët, myslimanët, ortodoksët, autistët, fëmijët dhe njerëz anonim që nuk dëshirojnë të kenë varr me emrin e tyre.
Nga: Bardhyl Islami