Danimarka vazhdon me fazën e dytë të rihapjes

Meso per danimarken

Qeveria e Danimarkës në një mbledhje me kryetarët e gjitha partive parlamentare, janë pajtuar të vazhdojnë me fazën e dytë të rihapjes së Danimarkës. Kështu informoi sot kryeministresha e Danimarkës znj. Mette Frederiksen në një konferencë për shtyp nga pallati Marienborg në Kopenhagë.

Faza e parë e rihapjes u bë me 15 prill 2020, ku u hapën gjitha institucionet shtetërore, çerdhet, kopshtet, shkollat fillore nga klasa 0 deri në të 5 dhe disa mikroveprimtari.

Në fazën e dytë, rihapja do të bëhet në dy periudha, më 11 maj dhe më 18 maj. Në fazën e dytë, rihapja do të bëhet për këto veprimtari dhe nga këto data:

  • Me 11 maj do të rihapen qendrat e mëdha tregtare dhe dyqanet
  • Me 18 maj do të rihapen restorantet dhe kafenetë sipas këshillave udhëzuese nga ministria e shëndetësisë
  • Me 18 maj do të rihapen pas-shkollat (efterskolene) – shkollim profesional me aktivitete pas shkollës fillore
  • Me 18 maj do të rihapen klasat për nxënësit e klasave të 6-ta deri në të 10-tën
  • Me 18 maj do të rihapet mësimi fizik me mundësi për të hyrë në provim
  • Me 18 maj do të rihapen kishat, xhamitë dhe gjitha lokalet fetare
  • Me 18 maj rihapen shkollat e mesme profesionale
  • Me 18 maj do të rihapen bibliotekat vetëm për të huazuar dhe për të dorëzuar libra
  • Me 18 maj do të rihapen aktivitetet sportive me maksimum 10 persona në distancë
  • Sportet profesionale pa publik – rihapen së shpejti
  • Kopshtet zoologjike – së shpejti

Rihapja në fazën e dytë do të vazhdojë të bëhet në mënyrë graduale dhe e kontrolluar nga autoritetet daneze, duke iu përmbajtur këshillave të udhëzuesit nga Ministria e Shëndetësisë e Danimarkës.

 

Këshillat e udhëzuesit nga Ministria e Shëndetësisë e Danimarkës:

  • Laj duart
  • Mbaj distancë 2 metra
  • Kollit në krah
  • Rri në shtëpi nëse ke simptoma
  • Shmang kontakt fizik
  • Kushtojini vëmendje pastërtisë – si në shtëpi ashtu edhe në vendin e punës

Pritet edhe dy faza tjera të rihapjes në Danimarkë. Faza e tretë pritet të rihapet nga 8 qershori, ku qeveria e Danimarkës së bashku me kryetarët e partive parlamentare janë duke bërë udhëzuesin për rihapjen e kufijve të Danimarkës, ndërsa faza e katërt do të jetë pas pushimit veror ose në fillim të vitit të ardhshëm shkollor.

Nga: Bardhyl Islami