Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 1 nëntorit në Danimarkë, votuan 84,2% ose 3.533.959 banorë me shtetësi të Danimarkës.
Fitues të këtyre zgjedhjeve janë koalicioni majtist i kuq me në krye partinë socialdemokrate dhe znj.Mette Frederiksen, respektivisht qeveria e deritanishme në Danimarkë.
Zgjedhjet e fundit parlamentare janë mbajtur me 5 qershor 2019 dhe zgjedhjet e rregullta priteshin të mbahen në vitin e ardhshëm me 2023. Kriza brenda qeveritare në Danimarkë bëri që kryeministresha znj. Mette të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare 4 javë para datës së zgjdhjeve.
Të drejtë votimi në këto zgjedhje kishin 4.270.774 shtetas danez të regjistruar në listën e votuesve, nga këto 2.537 votues janë votues që jetojnë jashtë Danimarkës.
Parlamenti i Danimarkës ka gjithësej 179 deputet, nga ato 175 deputet zgjedhen në Danimarkë, 2 në Ishujt Feroe dhe 2 në Gronlandë.
Temat që dominuan në këto zgjedhje ishin: klima dhe mungesa e punëtorëve në Danimarkë. Zakonisht tema për diskutim dhe që çdoherë janë aktuale në zgjedhjet në Danimarkë janë: shëndetësia, vendet e punës dhe ekonomia, shkollimi, klima dhe mjedisi, refugjatët dhe integrimi i të huajve, jeta sociale, drejtësia dhe dënimet, kultura, politika internacionale e Danimarkës.
Fakt shumë interesant: që nga viti 1990, në çdo zgjedhjet parlamentare pjesëmarrja e votuesve a qenë 80-89% votues.
Të drejtë vote kanë vetëm banorët që kanë shtetësi daneze dhe ato shtetas danez që jetojnë jashtë shtetit deri në 2 vjet. Pas 2 vjetësh banimi jashtë shtetit, u merret e drejta për të votuar për gjitha zgjedhjet në Danimarkë.
Në Danimarkë ka shumë afërsisht 7.000 shqiptarë (burime jozyrtare) që kanë shtetësi daneze dhe që kanë të drejtë votimi në zgjedhjet parlamentare 2022. Shpresojmë që të kenë dalë në votim dhe kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit.
Nga: Bardhyl Islami