Në mbledhjen e mbajtur me 16 prill 2020, qeveria e Danimarkës bashkë me shumicën e gjërë të opozitës, morrën vendimin që nga dita e hënë 20 prill 2020, në gjithë Danimarkë të rihapen frizerët, gjykatat, fizioterapeutët, dentistët, e shumë veprimtari tjera. Ky vendim gëzoi shumë banorët e Danimarkës, bashkë me punëtorët e këtyre veprimtarive, njëkohësisht ky vendim zbut papunësinë e shkartuar nga corona-virusi.
Klienti i parë, sot ishte Princi i Danimarkës, trashëguesi i mbretërisë z.Frederik, i cili doli i kënaqur nga qethja. Shiko foto galerinë poshtë.
Sektori i shëndetësisë pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Danimarkë, ka bëre një udhëzues të përgjithshëm juridik dhe një udhëzues të veçantë për secilën veprimtari se si të kryhen veprimtaritë pa mos infektuar njëri-tjerin. Udhëzuesin e përgjithshëm mund ta lexoni në danisht këtu.
Nga: Bardhyl Islami