Suksesi i kontrolluar i shteteve të Skandinavisë dhe Gjermanisë

Lajme

Shumë pak ditë pas infektimit të pacientit 0 me virusin corona, shtetet e Skandinavisë dhe Gjermania shpallën gjendjen e karantinës dhe mbyllën gjithë shkollat dhe institucionet, përveç Suedisë e cila nuk ka shpallur ende gjendje karantine.

Pas 1 muaj gjendje karantine, janë poashtu këto shtete që këto ditë i hapin në mënyrë graduale dhe të kontrolluar shkollat dhe institucionet. Shumica e analistëve ekonomik, politik dhe shkencorë danez kanë analizuar, se si ka mundësi që në këtë mënyrë aq shpejt dhe pa pasoja të mëdhaja. këto shtete janë duke kaluar gjendjen me corona virusin?! Shumica e analistëve danez kanë ardhur në përfundim se kjo është si rezultat i funkcionimit të mirë të sistemit shëndetësorë në këto shtete dhe investimit të këtyre shteteve në shëndetësi, veçanërisht gjatë kohës së krizës financiare botërore në vitin 2008 dhe pas asaj krize. Shumica e shteteve në botë, në atë kohë zgjodhën të kursejnë në buxhetin e shëndetësisë, ndërsa këto shtete vazhduan të investojnë në shëndetësi, bile edhe e kanë zmadhuar fondin e shtetërorë të shëndetësisë.

Statistikë:

Danimarka – 5.806.000 banorë

  • 711 – të infektuar me corona virus
  • 364 – të vdekur

Suedia – 10.230.00 banorë

  • 777 – të infektuar me corona virus
  • 580 – të vdekur

Gjermania – 83.020.000 banorë

  • 293 – të infektuar me corona virus
  • 683 – të vdekur

Norvegji – 5.370.000 banorë

  • 127 – të infektuar me corona virus
  • 181 – të vdekur

Nga: Bardhyl Islami