Sot me 16 prill 2020, mbretëresha e Danimarkës, Shkëlqesia e saj Margrethe e II feston 80 vjetorin e ditëlindjes. Për shkak të corona-krizës, mbretëresha ka anuluar traditën mbretërore të festimit të ditëlindjes së 80 të saj.
Mbretëresha Margrethe II ka lindur me 16 prill 1940. Mbretëresha ka qenë e martuar me princ Henrik’un (1934-2018) nga Franca dhe kanë dy djem, princi Frederik (pasardhës i mbretëreshës) dhe princi Joachim.
Mbretëresha Margrethe II është vajza e madhe e familjes mbretërore daneze. Babai i saj ishte mbreti Frederik i IX dhe nëna e saj ishte mbretëresha Ingrid. Familja mbretërore e Danimarkës, ka patur traditë që, pasardhës të mbretit të jetë djali i madh i familjes, por mbreti Frederik i IX dhe mbretëresha Ingrid kishin vetëm 3 vajza. Popullata e Danimarkës me 1953 ndryshoi kushtetutën dhe vendosi që fëmija më i madh i mbretërisë pa dallim gjinie të trashëgojë koronën mbretërore. Kështu që pas vdekjes së mbretit Frederik i IX me 14 janar 1972, vajza e madhe e familjes mbretërore Margrethe e II morri detyrën mbretëreshë e Danimarkës. Për herë të parë në familjen mbretërore daneze udhëheq një femër.
Sot, ditëlindja e mbretëreshës u festua duke i kënduar një këngë të përbashkët nga gjithë banorët e Danimarkës, drejtpërdrejtë në ora 12.00 në televizionin publik DR.
Urime ditëlindjen Shkëlqesia e juaj, mbretëresha Margrethe II
Uron: Redaksia Aktuale.dk